Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka udhëtuar për në Zvicër ku do të marrë pjesë në fillimin e punimeve të Forumit Ekonomik Botëror që tradicionalisht mbahet në Davos.“Në këtë forum, ku marrin pjesë liderë nga vendet më të zhvilluara ekonomikisht të Botës, zëvendëskryeministri Pacolli do të zhvillojë një numër takimesh të rëndësishme për investimet dhe perspektivën ekonomike të Kosovës”,
Pjesëmarrja e zotit Pacolli është mundësuar nga reputacioni që ai gëzon në botë si një sipërmarrës shumë I suksesshëm dhe është shumë pozitive që ka mundësi ta reprezentojë Kosovën. Forumi Ekonomik Botëror është tradicional dhe mbahet çdo vit në muajin janar. Gjithashtu organizatori mban takime gjatë verës edhe nëpër vende të ndryshme të botës, me qëllim diskutimin e problemeve dhe sfidave ekonomike botërore”, thuhet në një komunikatë të Zyrës së Pacollit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.