Në Kosovë gjatë vitit të kaluar, paga neto në sektorin privat është rritur vetëm 25 euro, krahasuar me atë të punëtorëve që punojnë në publik, brenda një dekadë, ka pasur rritje prej rreth 50 për qind. Paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2022 ishte 473 euro, derisa në vitin 2021 ishte 419 euro.
Pavarësisht rritjeve të theksuara të çmimeve të produkteve ushqimore në Kosovë, niveli i pagave ka vazhduar të mbetet i ulët edhe gjatë vitit 2022.
Aktualisht pagat në sektorin privat vazhdojnë të mbesin dukshëm më të ulëta se në atë publik.
Gjatë vitit të kaluar, paga neto [paga e tatimuar] në sektorin privat është rritur vetëm 25 euro, krahasuar me atë të punëtorëve që punojnë në publik, brenda një dekadë, ka pasur rritje prej rreth 50 për qind.
“Në vitin 2022, pagat mesatare bruto në Kosove ishin 521 euro, derisa në vitin 2021 ishin 484 euro. Pra, kishte një rritje prej 37 eurosh nga viti paraprak. Kurse, paga neto, në vitin 2022 ishte 446 euro, krahasuar me vitin 2021 që ishte 432 euro. Pra, një rritje prej 14 eurosh”, thuhet në raportin “Niveli i pagave në Kosovë, 2022“, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas ASK paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2022 ishte 473 euro.
“Paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2022 ishte 473 euro, derisa në vitin 2021 ishte 419 euro. Pra, kishte një rritje prej 54 eurosh. Ndërsa, paga mesatare neto ishte 401 euro, krahasuar me vitin 2021 e cila ishte 376 euro. Pra, një rritje prej 25 eurosh”.
Brenda më pak se një dekade, paga bruto në sektorin publik është rritur për 197 euro.
“Paga mesatare bruto në sektorin publik në vitin 2012 ishte 407 euro, derisa në vitin 2022 ishte 604 euro, duke u rritur për 197 euro ose 48.4 për qind. Ndërsa, paga mesatare neto nga 366 euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 536 euro në vitin 2022. Një rrije prej 170 eurosh ose 46.4 për qind”, citon raporti.
Kurse, paga mesatare bruto në sektorin e ndërmarrjeve publike në vitin 2012 ishte 561
“Paga mesatare bruto në sektorin e ndërmarrjeve publike në vitin 2012 ishte 561 euro, derisa në vitin 2022 ishte 789 euro. Një rritje prej 228 Eurosh ose 40.6 për qind. Ndërsa, paga mesatare neto nga 502 euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 659 euro në vitin 2022. Një rrije prej 157 eurosh ose 31.3 për qind”.
Niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte sektori i ndërmarrjeve publike, derisa me paga më të ulëta ishte sektori privat.
“Paga mesatare bruto në vitin 2022, sipas aktiviteteve ekonomike, më a larta ishte te furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 968 euro dhe informim dhe komunikimi me 896 euro. Derisa, paga më e ulët ishte te akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 323 euro”, thuhet në raport.
Ndërsa, paga mesatare neto në vitin 2022, sipas aktiviteteve ekonomike janë te furnizimet me energji elektrike, gazi, avulli dhe ajri i kondicionuar me 804 euro, informim dhe komunikim me 745 euro dhe akomodimi dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 277 euro.
Norma e pagës minimale është paga më e ulët e lejuar, zakonisht e rregulluar përmes ligjeve shtetërore.
Në Kosovë, aktualisht paga minimale është e kategorizuar në 130 euro për të punësuarit deri në moshën 35-vjeçare dhe 170 Euro për të punësuarit mbi moshën 35-vjeçare.
Paga mesatare bruto dhe neto sipas aktiviteteve ekonomike
Indikator mjaft i rëndësishëm është edhe paga bruto dhe neto sipas aktiviteteve ekonomike në Kosovë.
“Paga mesatare bruto në vitin 2022 sipas aktiviteteve ekonomike më e lartë ishte te: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 968 euro, pastaj Informim dhe komunikim me 896 euro, derisa paga më e ulët ishte tek Akomodimi dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 323 euro”.
Paga mesatare neto në vitin 2022 sipas aktiviteteve ekonomike ka të njëjtën renditje si më lartë me: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 804 euro, pastaj Informim dhe komunikim me 745 euro, derisa paga më e ulët ishte tek Akomodimi dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 277 euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.