Autoriteti i Mbikqyrejs Financiare ka analizuar ecurinë e pagesës së dëmeve në tregun e sigurimeve duke nënvizuar se në janar-mars 2019 ato arritën 1.5 miliardë lekë dëme të paguara. Kjo shifër sipas AMF ka shënuar një rritje me 11.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Pjesa më e madhe e dëmeve janë paguar në sigurimin e Jo-Jetës, 1.44 miliardë lekë, ndërsa 60 milionë lekë u paguan në sigurimin e Jetës.
Në të njëjtën kohë, numri i dëmeve të paguara gjatë periudhës janar-mars 2019 u rrit me 421 dhe arriti shifrën 10,939 nga të cilat 10,442 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 497 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.
Pagesa e dëmeve në tregun e sigurimeve ka ndjekur tendencën me të cilën u mbyll viti 2018, ku u paguan rreth 7 miliardë lekë, ose 26.2% më shumë se në vitin 2017, duke shënuar kështu shifrën më të lartë të dëmeve të paguara ndonjëherë në tregun e sigurimeve” thuhet në njoftimin e AMF lidhur me ecurinë e pagesave.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.