Udhëheqësit e Bashkimit Europian arritën një marrëveshje mëngjesin e hershëm të kësaj të marte në lidhje me planin e rimëkëmbjes për ekonomitë e unionit të goditura nga pandemia e koronavirusit.
Kreu i Këshillit të BE-së Charles Michel shkroi në twitter “Deal”(Marrëveshje), menjëherë pasi 27 lidërit arritën një marrëveshje në një seancë plenare rreth orës pesë të mengjesit.
“Një ditë historike për Europën!”, shkruajti presidenti francez Emmanuel Macron në rrjetet sociale.
Zyrtarët thanë se marrëveshja, e cila erdhi pasi Michel paraqiti një kompromis në fondin e rimëkëmbjes prej 750 miliardë euro, është thelbësore për të larguar dyshimet për të ardhmen e bllokut.
Michel propozoi që brenda fondit të rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh, 390 miliardë euro do të jepen në formën e granteve, nga 500 miliardë të propozuara fillimisht, ndërsa pjesa tjetër do të jetë kredi./Reuters