Në janar, nga Kina u përhap lajmi se një koronavirus i ri, i njohur si Covid-19, po shkatërronte qytetin e Wuhan, në provincën e Huebei. Në pak javë, virusi u përhap në të gjithë globin, duke detyruar shtetet të mbyllin kufijtë. E kjo do të thotë ndalimin e turistëve drejt destinacioneve më të famshme turistike në të gjithë botën.
Më 13 mars, numri i të prekurve me koronavirus kapërceu 125 mijë persona, megjithëse specialistët në sektorin e shëndetësisë paralajmëruan se numri mund të ishte shumë më i lartë. Si pasojë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli situatën pandemi.
Vende si Luvri në Paris janë mbyllur deri në një njoftim të dytë. Disneyland do të qëndrojë i mbyllur deri në fund të marsit, Broadway po ashtu…
Është me rëndësi të kuptojmë se e gjithë kjo është në të mirë të njerëzimit. E vetmja mënyrë për ta kapërcyer këtë situatë është të qëndrojmë të bashkuar, secili duke bërë pjesën e tij, për të ndalur përhapjen e koronavirusit te popullatat më të cenueshme.
E për shkak të Covid-19, edhe turizmi ka pësuar një goditje të rëndë. Deri sa gjendja të përmirësohet, ju mund të bëni udhëtime virtuale, duke vizituar muze, vende të ndryshme nëpërmjet Google Earth e të merrni pjesë në shfaqje në streaming.
Më pas mund të planifikoni pushimet tuaja të ardhshme në mendjen tuaj në fund të vitit…Ndërkohë, destinacione turistike të tejmbushura me turistë, janë bosh,,,
Luvër – Paris
Një vizitor i vetëm qëndron jashtë Piramidës së Luvrit, tërësisht bosh, te hyrja kryesore e muzeut. Luvri do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë.
Xhamia e Madhe – Mekë, Arabi Saudite
Kabaja në Xhaminë e Madhe të Mekës është tërësisht e zbrazët, dëshmi se turistët e kanë marrë seriozisht situatën për shkak të koronavirusit. Pavarësisht se është një vend i shenjtë mysliman, masat e marra diktojnë se askush nuk mund të hyjë në Kaba.
Wat Arun – Bangkok, Tailandë
Varkat turistike në Wat Arun në Bangkok janë shndërruar në anije fantazmë me përhapjen e koronavirusit. Industria e turizmit është goditur rëndë, pasi pjesa më e madhe e vizitorëve vijnë nga Kina.
Pariser Platz – Berlin, Gjermani
Pariser Platz në Bradenburg Gate, zakonisht një destinacion i mbushur me turistë, është krejtësisht i zbrazet. Kjo nuk përbën habi duke qenë se qeveria u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangnin takimet në vendet publike.
Piazza Novara, Piazza di Spagna, Fontana di Trevi etj., Romë, – Itali
Restorantet italiane të Piazza Novara, njëherë e një kohë plot në qendrën historike në Romë, janë bosh, ndërkohë që i gjithë vendi është në karantinë.
Shkallët e famshme të Piazza di Spagna që të çojnë në Kishën Trinita dei Monti në qendër të Romës, janë bosh (foto 12 mars 2020). Për të shmangur përhapjen e koronavirusit, Italia ka mbyllur të gjithë dyqanet, përveç farmacive dhe marketet.
Edhe Fontana di Trevi në Romë është bosh. Foto 12 mars 2020.
Për shkak të koronavirusit, qeveria italiane ka kufizuar lëvizjen e njerëzve edhe në rrënojat antike të Forumit Roman dhe te Koloseu.
Gyeongbokgung Palace –Seul, Koreja e Jugut
Dy vizitorë, me maskë, ecin nëpër oborrin e Gyeongbokgung Palace në qendër të Seulit, më 6 mars 2020. Ky atraksion turistik mirëpret zakonisht mijëra vizitorë në ditë, por është thuajse bosh gjatë ditëve të pandemisë së Covid-19.
Lulëzimi i qershive – Tokio, Japoni
Një grua, me një maskë në fytyrë, ecën nën lulet e mrekullueshme të qershisë në Tokio, 4 mars 2020. Një spektakël që zakonisht sjell mijëra vizitorë në qytet, por tashmë është thuajse bosh.
Angor Wat, Sie Rea, Kamboxhia
Një pamje. nga lart e paprecedentë, e tempullit Angkor Wat në provincën Siem Reap. I gjithë tempulli bosh. Sipas World Travel and Tourism Council, përhapja e Codid-19 mund t’i kushtojë turizmit nëpër botë të paktën 22 miliardë dollarë amerikanë.
Luxor Temple, Luxor, Egjipt
Një punëtor i bashkisë pastron llambat jashtë Luxor Temple në Egjipt. Për shkak të koronavirusit, turizmi ka rënë drastikisht në vend.
Wat Chedi Luang – Chiang Mai, Tajlandë
Wat Chedi Luang në Chiang Mai i ngjan shkretëtirës, përveç ndonjë murgu që ecën në oborr. Tempulli, i ndërtuar në vitin 1441, i ka rezistuar çdo gjëje, dhe do të jetë një pikë e nxehtë sapo industria e turizmit ta marrë veten.
Burimi: Travel and Leisure