Për vendet e rajonit, bujqësia duhet të konsiderohet si një sektor i rëndësishëm. Gjatë fjalës së tij në forumin e politikave bujqësore që u mbajt në Serbi, ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti trajtoi temën e bujqësisë, zhvillimit rural si pjesë e procesit të integrimit europian. Ai prezantoi situatën ekonomike shqiptare, vecanërisht të sektorit të bujqësisë, e cila gjeneron 17.7% të prodhimit të brendshem. Ministri Panariti u shpreh se ministria tashmë ka krijuar institucionet e kërkuara dhe të mbështetura nga BE-ja në kuadër të programit IPARD, instrumenti para anëtarësimit. Ai u shpreh se Shqipëria është pranë marrjes së statusit kandidat, por ka ende shumë punë për të bërë, para se të jemi gati për anëtarësimin e plotë në BE. Sipas tij objektiv i përbashkët i vendeve rë rajonit është integrimi në BE, kjo i bën më të interesuara për zhvillimet në sektorin e bujqësisë të secilit vend.
Të gjitha vendet e rajonit u angazhuan për vazhdimin e përpjekjeve për të përafruar politikatme ato të BE-së gjatë periudhës 2014-2020. Palët ranë dakord që të bashkëpunohet, të shkembëhen eksperiencat në zbatimin e programeve të IPARD për të maksimalizuar përfitimet nga ky instrument. Gjithashtu pjesmarresit u shprehën të angazhuar ndaj parimeve të tregtisë rajonale, të lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve në rajon për përfitimin e gjithë palëve me synim arritjen e qëllimit të përbashkët integrimit në BE. Vitin e ardhshëm ne 2014, Shqipëria do te marrë presidencën e radhës të këtij forumi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.