Gjatë Essen 2018, një ndër panairet më të rëndësishme të sigurisë informatike që do të zhvillohen në Essen (25 deri më 28 tetor) Panasonic do të prezantojë një sistem të ri për njohjen e fytyrës, i zhvilluar në bashkëpunim me Genetec Security Center.
Bëhet fjalë për një platformë që shfrytëzon algoritmet e deep learning dhe integron burime që vijnë nga shumë pajisje (smartphone, tablet, videokamera sigurie e kështu me radhë) për njohjen e fytyrës në ambiente të mëdha. Nga testet e zhvilluara në vitet e fundit, sistemi i ri për njohjen e fytyrës i zhvilluar nga Panasonic është më i kompletuari në botë.
Instrumenti i kolosit japonez mund të njohë fytyrat nga kënde shumë komplekse, duke përfshirë edhe fytyrat në një kënd deri në 45 gradë nga e majta në të djathtë ose prej 30 gradësh nga lart-poshtë. Dhe nuk shfaq ndonjë problem të veçantë në identifikimin e fytyrave të fshehura pjesërisht poshtë syzeve të diellit apo maskave.
Si funksionon sistemi inovativ i njohjes së fytyrës nga Panasonic
Sistemi i ri i njohjes së fytyrës Panasonic është projektuar për sigurinë e ndërtesave dhe shtëpive private dhe është realizuar edhe në bashkëpunim me National University në Singapor.
Transmetimi i imazheve të kapura nga sistemi i mbikëqyrjes iPro Extreme të Panasonic që bën njohjen e fytyrës, ndodh në kohë reale dhe çdo server mund të marrë dhe analizojë video që vijnë nga 20 telekamera të ndryshme në të njëjtën kohë falë përdorimit të Inteligjencës Artificiale. Sipas asaj që thotë Panasonic, sistemi i njohjes së fytyrës mund të njohë një person jo vetëm në kohë reale, por edhe duke analizuar një fotografi deri në 10 vjet më parë.
Platforma Panasonic për sigurinë përdoret në Japoni në aeroportin Haneda në Tokio. Suksesi për identifikimin e personave nga video është 90%, sistemi nuk duhet të ketë probleme me ndryshimin e ngjyrës së lëkurës që janë tipike te sisteme të tjera të ngjashme.