Kur udhëheqësit e Bashkimit Evropian përfunduan 20 orë bisedime për t’i vënë vulën një paketE gjigande të ndihmës ekonomike, rreth agimit të 11 dhjetorit, ata nuk arritën një dakordësi.
Kjo pasi kishin një temë tjetër që mezi priste: dëmin e bërë në bilancet e korporatave.
Duke filluar nga ora 8 e mëngjesit, udhëheqësit thirrën politikëbërësit kryesorë ekonomikë të BE-së për t’i informuar ata mbi gjendjen e ekonomisë së euro-zonës dhe si të shmangin katastrofën e ardhshme, që ata tashmë mund të parashikonin, sipas burimeve të Bloomberg..
Për më shumë se 90 minuta, udhëheqësit pyetën Presidenten e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde mbi atë që ndodh kur vjen koha për të ofruar mbështetjen e jashtëzakonshme për biznesin. Ata ishin të shqetësuar për një valë të mundshme të falimentimeve të korporatave, që përfshijnë sektorin bankar dhe dëmtojnë rimëkëmbjen ekonomike.
Lufta e vazhdueshme për të vaksinuar gjysmë miliardë evropianë do të jetë fokusi kryesor në takimin të enjten. Por ata gjithashtu kanë planifikuar mbledhje të premten, për të vlerësuar gjendjen e ekonomisë së bashku, për herë të parë që nga dhjetori dhe për të ngarkuar zyrtarë përgjegjës, për të parë përtej fazës akute të pandemisë dhe skanuar sektorin e korporatave për rrezik.
“Një rrezik shumë i rëndësishëm për ne,” tha Paschal Donohoe, ministri Irlandez i cili drejton takimet e shefave të financave të eurozonës dhe ishte pjesë e diskutimit të këtij samiti në dhjetor./BLOOMBERG