Pandemia bllokoi kompensimin për ish-pronarët, përfituan vetëm 194 subjekte

14/12/2020 3:00 PM 0 komente

Ministria e Drejtësisë pranon se pandemia e ndikoi dukshëm shpërndarjen e fondeve të cilat ishin parashikuar për procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave nga ku numri i atyre që duhet të përfitonin ishte rreth 1 mijë. Në fakt realizimi 8 mujor i kësaj ministrie dhe i publikuar edhe nga Ministria e Financave tregon për një shifër më modeste prej rreth 19.7%.

“Në programin “Shërbimi i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave” janë planifikuar disa produkte ndër to përmendim: “Shpërndarje e fondit fizik dhe financiar” kanë realizuar 194 subjekte nga 1,000 të planifikuara për vitin 2020, ky realizim është më i ulët se pritshmërie që kishin për 8 mujorin pasi për shkak të pandemisë u mbyllën sportelet e shërbimit.

Numri i vendimeve të ankimuara në gjykatë” është planifikuar 1,600 dhe nga vendimet e nxjerra janë ankimuar 775; “Vendime nga oborret në përdorim” janë trajtuar 55 nga 410 vendime të planifikuara; “Shpërndarja e fondit të ALUIZNI-it” janë realizuar 529 nga 1,104 çështje të planifikuara.  Lidhur me shpenzimet kapitale prite që deri në fund të vitit të jenë likuiduar vlerat e “Blerjes së pajisjeve elektronike” pasi aktualisht janë në fazën e lidhjes së kontratës” thuhet në dokumentin e ministrisë.

Nga ana e saj Ministria e Financave që ka marrë në analizë raportin e monitorimit ka komentuar se Ministria e Drejtësisë ka përmbushur detyrimin e saj të transparencës sa i takon publikimit të raportit. Kjo në fakt nuk ndodh për shumë prej institucioneve të tjera publike.

Lidhur me ecurinë në tërësi Financat konstatojnë se realizimi faktik i raportuar nga MD për 8 mujorin e vitit 2020, me atë të nxjerrë nga sistemi i thesarit, përputhet plotësisht në të gjitha programet në shpenzimet korente ndërsa në ato kapitale ka një mospërputhje prej 109 mijë lekësh në programin: Shërbimi i Provës .

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of