Nga sektori i prodhimit vetëm ndërtimi ka rezultuar me rritje gjatë 3-mujorit të dytë të vitit që përkon edhe periudhën e izolimit, si në drejtim të volumit, shitjeve dhe punësimit. Sektorët e tjerë si prodhimi industrial, si ai energjisë dhe përpunimi i mbetjeve shënuan rënie si në shitje dhe prodhim.
Sipas të dhënave të INSTAT indeksi i shitjeve neto në volum në sektorin e industrisë shënoi rënie 20,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa prodhimi në volum shënoi rënie 22,8 %, krahasuar me 3-mujorin e dytë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie vjetore me 12,8 %, ndërsa fondi i pagave shënoi rënie 14,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Linjat e prodhimit të energjisë elektrike, gazit, avullit, në tremujorin e dytë 2020, pësuan rënie, po jo në të gjithë komponentët. Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 18,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie vjetore me 24,2 %. Numri i të punësuarve shënoi rritje 1,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 12,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Indekset e treguesve në aktivitetin furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e dytë 2020, përformuan me rritje në numrin e të punësuarve dhe pagave teksa prodhimi dhe shitjet pësuan rënie.
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 27,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 31,6 %. Numri i të punësuarve shënoi rritje 4,6 % dhe fondi i pagave gjithashtu shënoi rritje 9,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në sektorin e ndërtimit të gjitha indekset ishin në përmirësim, përveç pagave. Shitjet neto në volum shënuan rritje 2,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 2,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Indeksi i numrit te tw punësuarve në ndërtim shënoi i rritje 1,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe fondi i pagave gjithashtu shënoi rënie 3,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Flluska ne ndertim do plase sapo njerezit te harrojne termetin. Shpresojme te mos ndodhe por per fat te keq kete here ka ndryshim te madh me krizen financiare te 2008.