Pandemia e COVID-19 goditi rëndë sektorin e turizmit në vend në vitin 2020 por edhe viti aktual nuk ka pritshmëri shumë optimiste. Operatorët turistikë vlerësojnë se mbështetja edhe në 2021 do të gjendet tek tregu mbarë shqiptar. Kjo do të thotë se emigrantët, shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë shpresa e sezonit të ri. Turizmi i organizuar që prej disa vitesh po lulëzon kryesisht në zonën e Golemit por edhe në Sarandë mbetet ende në pikëpyetje. Agjencitë e huaja nordike, gjermane ende nuk kanë dhënë shenja mbi planet e tyre për shkak të paqartësisë ndërkohë që polakët që vizituan edhe vjet vendin tonë mendohet se mund të rikthehen, gjithmonë nëse pandemia vihet nën kontroll. Ecuria e planeve të vaksinimit është një tjetër aspekt që mbetet vendimtar. Për të folur rreth këtyre çështjeve në Monitor Brief Insight kishim z.Arben Çipa nga Shoqata e Hotelierëve në Sarandë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.