2020 ka qenë i rëndë edhe për kulturën në Kosovë. Vitin e kaluar, për shkak të pandemisë dhe masave të marra nga Qeveria, teatrot, kinematë, galeritë, muzat e bibliotekat thuajse kanë qenë fare pa shikues, vizitorë dhe para. Në Teatrin Kombëtar janë shëtitur vetëm 3 mijë e 500 bileta.
Për shkak të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, në periudha të caktuara gjatë vitit 2020 ka pasur mbyllje a kufizim të zhvillimit të shumë aktiviteteve, përfshirë aktivitetet kulturore.
Këto masa kanë ndikuar në rënien e numrit të të gjitha aktiviteteve kulturore: aktivitetet e bibliotekave, kinemave, muzeve, galerive të artit, teatrove, filarmonisë, baletit dhe shtëpive të kulturës.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka treguar se shikuesit e vizitorët në objektet kulturore kishin rënë shumë gjatë vitit të kaluar.
Në krejt vitin 2020 në Teatrin Kombëtar janë shëtitur vetëm 3 mijë e 500 bileta.
Hiç më mirë nuk kanë qenë as teatri “Dodona” dhe tetari “Oda”.
“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se numri i shfaqjeve në Teatrin Kombëtar në Prishtinë ishte 60 shfaqje teatrale dhe reprizë, ndërsa kishte 3 509 shikues; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin e Fëmijëve “Dodona” ishte 50 shfaqje teatrale dhe reprizë, me 3 767 shikues; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin “Oda” ishte 23 teatrale dhe reprizë, me 2 706 shikues”.
Në galeritë e arteve, janë realizuara 17 ekspozita, ku kishte një numër prej 15 242 vizitorëve.
Pak më mirë duket se kanë qenë kinematë private që operojnë në disa vende të Kosovës.
“Numri i filmave të shfaqur në Kinemanë “Cineplexx” ishte 54, prej tyre 3 filma vendorë dhe 51 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 112 718; numri i filmave të shfaqur në Kinemanë “Doku-Kino” ishte 18, prej tyre një (1) film vendor dhe 17 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 966; Numri i filmave të shfaqur në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” ishte 32, prej tyre 10 filma vendorë dhe 22 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 1 920”, ka treguar ASK.
Fondi i librave në biblioteka ishte 1 884 872, ndërsa numri i lexuesve ishte 39 668.
Numri i muzeve dhe shtëpive muze ishte 72, ndërsa numri i vizitorëve ishte 22 988.
Në Kosovë, rastet e para me koronavirus janë shfaqur më 13 mars, dhe me vendim të Qeverisë së Kosovës në detyrë, të gjitha aktivitetet kulturore dhe artistike ishin mbyllur.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.