Pandemia e koronavirusit po shkakton mungesa “të papranueshme” të furnizimeve me medikamente amerikane në Shtetet e Bashkuara, sipas një raporti nga Qendra për Kërkimin dhe Politikën e Sëmundjeve Infektive (CIDRAP) në Universitetin e Minesotës.
Raporti thotë se mungesat kanë kufizuar 29 nga 40 ilaçe kritike për trajtimin e pacientëve me Covid-19, duke përfshirë propofol, albuterol, midazolam, hidroksiklorokinë, fentanil, azitromicinë dhe morfinë, sipas Shoqatës Amerikane të Farmacistëve të Sistemit Shëndetësor.
FDA (Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave), e cila ka kritere më të rrepta për mungesat, tregon se 18 nga 40 janë në listën e Mungesës së Barnave.
67 të tjerë nga 156 medikamente akute kritike – duke përfshirë diazepam, fenobarbital, lidokainë dhe acetaminofen – janë në mungesë, tha raporti.
“Mungesat e ilaçeve mund të jenë çështje jetë a vdekje, dhe disa mungesa do të thotë që një ilaç shpëtues i jetës nuk është i disponueshëm për pacientët amerikanë”, shkruajnë autorët.
“Urgjenca me çështjen e furnizimit të mungesës së barnave lidhet drejtpërdrejt me rritjen e madhe të rasteve me koronavirus do të përjetojmë në muajt në vijim,” tha Michael Osterholm, drejtori i CIDRAP, në një njoftim për shtyp.
“Kjo, nga ana tjetër, do të rrisë në mënyrë dramatike nevojën përmedikamente specifike të trajtimit të COVID-19, ndërsa në të njëjtën kohë, COVID-19 po jep një ndikim të madh në dy nga tre zonat kryesore të prodhimit të ilaçeve në botë, Indi dhe Itali”, shtoi Osterholm./CNN