Pandemia e Covid -19 e nxiti përdorimin e teknologjisë në sektorin e biznesit, si në drejtim të investimeve në kompjuterë, programe, ekspertë të TIK, marketingut dhe shitjeve.
Sipas të dhënave të INSTAT, ndërmarrjet që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune gjatë vitit 2020, përfaqësojnë 98,3% të ndërmarrjeve ekonomike, nga 97,5% në 2019.
Gjatë vitit 2020, përqindja e ndërmarrjeve të cilat kanë specialistë të fushës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit është 28,2%, nga 23,4% në vitin 2019.
Punonjësit që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune përbëjnë 27,2% të të punësuarve gjithsej të ndërmarrjeve, nga 26,8% që ishte në 2019.
Përqindja më e ulët e punonjësve që përdorin kompjuter vërehet në aktivitetin e industrisë përpunuese me 8,0% dhe në aktivitetin e ndërtimit me 16,2%.
Kompjuterët janë përdorur në një masë më të madhe nga punonjësit e ndërmarrjeve që kanë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 75,5%, aktivitetet e riparimit të kompjuterëve dhe pajisjeve të komunikimit me 73,7% dhe aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 64,9%.
12,8% e bizneseve realizuan shitje online
Në vitin 2020, 12,8 % e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara, faqeve të internetit e-commerce dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për tregti të produkteve.
Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e akomodimit dhe aktiviteteve të shërbimit të ushqimit me 38,2%, pasuar nga informacioni dhe komunikacioni me 30,1% dhe shërbime administrative dhe mbështetëse me 21,1%.
98,2% e bizneseve me kompjuter kanë edhe internet
Nga ndërmarrjet që përdorin kompjuter për qëllime pune në vitin 2020, 98,2% e tyre kanë akses në internet. Në vitin 2020, ndërmarrjet me 250+ punonjës përdorin 100% kompjuter me akses në internet. Në vitin 2020, 96,3% e ndërmarrjeve ka përdorur lidhje fikse në internet, e cila përfshin lidhjet e tipit ADSL, SDSL, VDSL, fibër optike (FTTP), teknologji kabllore, etj. Në vitin 2020, numri i ndërmarrjeve që kanë patur shpejtësinë e shkarkimit të informacionit më të lartë se 10 Mbit/s është 79,8 % nga 63,2% që ishte në vitin 2019.
Në vitin 2020, ndërmarrjet që kanë përdorur faqe interneti janë 44,6% e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet nga 44,5% që ishte në vitin 2019. Në vitin 2020, 88,9% të ndërmarrjeve, faqja e internetit është përdorur për të shfaqur katalogët e produkteve ose çmimet e tyre nga 87,8% që ishte në vitin 2019.
Rritet përdorimi i programeve
Në vitin 2020, shërbimet cloud të cilat i referohen shërbimeve që përdoren në internet për të aksesuar programe kompjuterike, kapacitete ruajtëse, etj janë përdorur nga 18,2% e ndërmarrjeve që kanë akses në internet nga 11,4% që rezultoi në vitin 2019. Në vitin 2020, ndarja automatike e informacionit brenda ndërmarrjes, e cila përdoret për planifikimin dhe menaxhimin e burimeve të ndërmarrjes, duke ndarë informacionin midis fushave të ndryshme funksionale është përdorur nga 35,1% e ndërmarrjeve nga 38,5% që rezultoi në vitin 2019. Aplikimi i softuerë-it për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët (CRM) është përdorur nga 22,5% e ndërmarrjeve gjatë vitit 2020 nga 22,1 që rezultoi në vitin 2019.
Informacioni elektronik për zinxhirët e informacionit i cili i referohet dërgimit/marrjes së të gjithë informacionit mbi vargun e furnizimit (p.sh. nivelet e inventarit, planet e prodhimit, parashikimet, ecuria e dërgimit) nëpërmjet rrjeteve kompjuterike ose faqeve të internetit, është përdorur nga 19,7% e ndërmarrjeve që kanë përdorur kompjuter në vitin 2020 nga 15,8% që rezultoi në vitin 2019.
Printimi 3D, i cili i referohet përdorimit të printerave të veçantë nga ndërmarrjet ose përdorimi i shërbimeve të printimit 3D të ofruara nga ndërmarrjet e tjera me qëllim krijimin e objekteve fizike tre-dimensionale duke përdorur teknologjinë digjitale, është përdorur nga 5,5% e ndërmarrjeve gjatë vitit 2020, nga 6,1% që rezultoi në vitin 2019.
4,2% e ndërmarrjeve përdoren robot
Në vitin 2020, 4,2% e ndërmarrjeve kanë përdorur robotë industrialë (për saldim, prerje lazer, spërkatje boje, etj) ose robotë shërbimi (për mbikëqyrje, pastrim, transport, etj). Në vitin 2020, media sociale (Facebook, Linkedln,Tëiter, Youtube, etj.) është përdorur nga 66,6% e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet, nga 59,5% që ishte në vitin 2019.
Gjatë 2020, në 89,7% të ndërmarrjeve, media sociale është përdorur për të përmirësuar imazhin e ndërmarrjes ose të tregut të produkteve (p.sh. për reklamë, për hedhjen në treg të një produkti të ri, etj) nga 82,2% që ishte në vitin 2019. Vetëm 25,8% e ndërmarrjeve e kanë përdorur median sociale për të shkëmbyer mendime, opinione apo njohuri brenda ndërmarrjes nga 26,7% që ishte në vitin 2019.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.