Në Kosovë ende nuk është konfirmuar asnjë person i prekur me koronavirus. Po pavarësisht kësaj njerëzit i ka përfshirë një panik, duke qënë se Kosova është e rrethuar tashmë nga vende të prekura.
Qytetarët e Kosovës janë dyndur në supermarkete e farmaci duke u furnizuar me ushqime nga frika se shumë shpejtë do iu duhet të izolohen në shtëpi.
Raftet e marketeve janë boshuar, sidomos në sektorin e produkteve bazë. Miell, vaj, makarona, vezë, qumësht e produkte të bulmetit dhe mishit janë më të kërkuara.
Po ashtu edhe produktet e nevojshme higjienike e farmaceutike, si maska apo dizinfektantë. Situata u bë edhe më kaotike kur qeveria e Kosovës mori masa parandaluese, si mbyllja e shkollave dhe ndalimi.
Qytetarët krijuan radhë edhe pranë fabrikave të miellit, me frikën se çmimet do të rriten, edhe pse këto të fundit kanë premtuar se nuk do të ketë rritje çmimesh.
“Duke parë fluksin e njerëzve dhe kërkesat për miell gjatë këtyre ditëve ju sigurojmë se nuk do të ketë ngritje të çmimeve dhe lusim të gjithë ata që punojnë me miellin tonë, të mos të abuzojnë me çmime në këto ditë stresuese për të gjithë. Ju sigurojmë po ashtu se ne posedojmë rezerva të mjaftueshme dhe do jemi afër edhe pranë atyre që nuk kanë mundësi të sigurojnë miellin në këto ditë stresuese”, njofton fabrika e miellit EuroVer.
E njëjta situatë duket se po ndodh edhe Malin e Zi, edhe pse të dyja vendet ende nuk janë prekur nga virusi.