Planet ambicioze të presidentit të Francës Emmanuel Macron për eurozonën do të vendosen në një prespektivë debati të hënën, kur ministrat e financave të bllokut do të takohen për herë të parë që pas zgjedhjeve ‘bombë” të Italisë, të cilat komplikuan përpjekjet për të reformuar monedhën e përbashkët.
Takimi i Brukselit vjen një javë pasi votuesit italianë në mënyrë dërrmuese zgjodhën partitë anti-BE, që janë të kujdesshëm ndaj zonës së euros, duke hedhur dyshime mbi reformat që blloku mund të mbledhë, pavarësisht nga një shtytje e fuqishme nga Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.
Presidenti i Bashkimit Evropian Donald Tusk vendosi një afat kohor në qershor për të miratuar reforma që do të mbrojnë më mirë shtetet anëtare nga kriza financiare, duke kërkuar të përdorin momentin nga një ekonomi më e fortë dhe qeveritë mbështetëse në Paris dhe Berlin; për të ndërmarrë veprime politikisht të vështira. Por zgjedhjet në Itali, ekonomia e tretë më e madhe e bllokut, mund t’i mbanin pezull ato plane.
“Është një sfidë e pafat për reformën e eurozonës”, tha Gregory Claeys, një hulumtues në Bruegel, Think tank në Bruksel. “Formimi i një qeverie koalicioni në Gjermani krijoi një “dritare mundësie”, por është e vështirë të parashikohet ndikimi pa e ditur se si do të jetë qeveria në Itali”, tha ai.
Ndërkohë që janë hedhur shumë ide se çfarë duhet bërë për të nxitur eurozonën, duke përfshirë krijimin e një buxheti të përbashkët për të rritur investimet ose një ministër financiar për bllokun, dy ndryshimet më urgjente janë përfundimi i një bashkimi bankar – një kornizë mbikëqyrjeje dhe zgjidhjesh për bankat më të mëdha të rajonit – dhe forcimin e fondit të shpëtimit të eurozonës.