Papunësia greke arrin në 27 për qind, rekord i ri në janar

11/04/2013 2:10 PM 0 komente

Norma e papunësisë së Greqisë arriti një rekord të ri prej 27.2 për qind në janar, treguan të enjten të dhënat, duke reflektuar thellësinë e recesionit të vendit pas vitesh imponimi të masave shtrënguese nën paketën e shpëtimit ndërkombëtare të saj.

Norma e papunësisë është pothuajse trefishuar që nga shfaqja e krizës së borxhit të vendit në vitin 2009, dhe ishte më shumë se dyfishi i mesatares së eurozonës që shënonte 12 për qind. Shifra e fundit u rrit nga 25.7 në dhjetor, tha shërbimi i statistikave të vendit ELSTAT.

“Tremujori i parë do të mbetet i vështirë si pasojë e recesionit të thellë, pavarësisht një përmirësimi në dy muajt e fundit për shkak të punësimeve sezonale ‘, tha Nikos Maginas, ekonomist në Bankën Kombëtare huadhënëse komerciale të Greqise.

Papunësia e të rinjve – të moshës midis 15 dhe 24 vjeçare – ishte në 59.3 për qind në janar, më lart se 51 për qind për të njëjtin muaj në vitin 2012.

Ekonomia e Greqisë ka hyrë në vitin e saj të gjashtë të recesionit, e goditur vazhdimisht nga rritjet e taksave dhe ulja e shpenzimeve me kërkesë të Bashkimit Evropian dhe huadhënësve të saj të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ekonomia pritet të tkurret 4.5 për qind këtë vit.

Shkalla e lartë e papunësisë ka bërë që grekët të jenë pesimist kundrejt  perspektivave të tyre ekonomike.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of