Papunësia në Bullgari arrin 8.3%

27/07/2020 4:05 PM 0 komente

Papunësia në Bullgari mbeti e lartë në qershor, pavarësisht masave për të mbështetur punësimin dhe bizneset. Shkalla e regjistruar e papunësisë ishte 8.3%.

Agjencia e Punësimit raporton se numri i personave të papunë të regjistruar në fund të qershorit ishte 273.367. Në krahasim me majin, ka një rënie prej 7.5%, ose më shumë se 22,000 njerëz.

Por krahasuar me qershorin 2019, rritja e numrit të personave të papunë është 61.1%, ose 103.708 persona.

Në qershor, më shumë se 36,000 njerëz të regjistruar në agjencitë e punësimit filluan punën me kontratës. 96% e tyre janë të punësuar në ekonominë reale.

Sipas Agjencisë së Punësimit, në qershor, 35.2% e të papunëve u kthyen në punët e vjetra që kishin para krizës Covid-19.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of