Paralajmërim i ri i sigurisë për WhatAapp; Vëzhgoni skedarët Mp4

20/11/2019 9:24 AM 0 komente

Sipas kompanisë së Mark Zuckerberg, një skedar Mp4 mund të vërë në rrezik sigurinë e WhatsApp dhe të lejojë keqdashësit të marrin kontrollin e pajisjes.

Është kompania në pronësi të Mark Zuckerberg ajo që ngre alarmin këtë herë. Një skedar Mp4 mund të vërë në rrezik sigurinë e WhatsApp dhe të lejojë keqdashësit të marrin kontrollin e pajisjes. Përdoruesit këshillohen të përditësojnë aplikacionin në versionin e fundit në të cilin është futur një rregullim sigurie. Sipas faqes së internetit të GbHackers, për momentin nuk ka asnjë provë që kjo dobësi është shfrytëzuar. Në fund të tetorit, aplikacioni paditi kompaninë izraelite Nso, duke e akuzuar atë si përgjegjëse për sulme të synuara ndaj rreth 1.400 përdoruesve të saj, duke përdorur spyware ose ‘softuer spiun’.

Pasojat: Një sulm i këtij lloji do t’i jepte mundësi hakerit të shkarkojë dhe instalojë një malware tek pajisjet e dhunuara, softuer keqdashësi, si dhe t’i bëjë të dhënat e ndjeshme të përfshira në të, të arritshme dhe të transferueshme. Dhe e gjithë kjo pa dijeninë e përdoruesit. Facebook ka deklaruar se ka marrë përgjegjësinë për këtë problem, duke etiketuar ndjeshmërinë si ‘CVE-2019-11931’.

“WhatsApp punon vazhdimisht për të përmirësuar sigurinë e shërbimit. Ne i bëjmë publike problemet e mundshme që kemi, zgjidhja e tyre me praktikat më të mira të industrisë. Në këtë rast, nuk ka asnjë arsye për të besuar se përdoruesit ishin të prekur” – shpjegoi një zëdhënës.
Çfarë duhet të bëjnë përdoruesit që të mbajnë të sigurt aplikacionin? Mbajeni të përditësuar dhe mos hapni skedarët ose filma, veçanërisht ato MP4, që vijnë nga burime të panjohura.
/IL SOLE 24 ORE

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of