Identifikuesja e njohur e trendeve të jetesës, Marian Salzman, prezantoi parashikimet e saj të përvitshme. Pas një tabloje jo fort optimiste vitin e kaluar, 2022-shi duket se do të vazhdojë me pasiguritë e derivuara nga pandemia, një fenomen të cilin ajo e ka quajtur “pandemia e ankthit”. Megjithatë, nga ana tjetër pandemia na ka mundësuar të kemi më tepër kohë për veten dhe për shëndetin mendor.
Pandemia gjithashtu ka ndikuar tek mënyra si punojmë, duke i detyruar fillimisht kompanitë që të përshtaten me punën nga shtëpia dhe më pas, për shumë prej tyre kjo është kthyer në një praktikë normale duke i shtyrë edhe që të mbyllin hapësirat e përbashkëta të punës.
“Per dekada të tëra askush nuk e vinte në dyshim sistemin 9-5, kurse tani e imagjinojmë veten në shtëpi edhe gjatë ditës.”, u shpreh Salzman gjatë prezantimit të parashikimeve për 2022-shin.
“Në 2022-shin njerëzit do kërkojnë mënyrën më të mirë të punës për ta dhe kompanive do t’u duhet të ofrojnë kushtet e duhura për punonjësit.”
Salzman është Zëvendëspresidente e Komunikimit në Philip Morris International.
“Philip Morris International bëri një sistem të quajtur smart work, që kombinon metodat më të mira të punës për secilin punonjës.”, tregoi Marian.
“Smart Work” është një model pune që u jep punonjësve mundësinë të zgjedhin një kombinim të punës nga shtëpia dhe në zyrë. Qasja u ofron punonjësve në mbarë botën fleksibilitet më të madh se kur dhe ku bëhet puna në varësi të nevojave dhe preferencave të tyre individuale, realizueshmërisë së kërkesave specifike të punës si edhe të ligjeve vendore.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.