Tirana Parking që menaxhon parkimin në kryeqytet ka vendosur të saktësojë pjesën që lidhet me parkimin e rezidentit duke plotësuar sinjalistikën në 25 blloqe ku aplikohet kjo skemë në Tiranë. Referuar një procedure të fundit të çelur në Agjencinë e Prokurimit Publik, Tirana Parking ka listuar edhe rrugët në kryeqytet që do të kenë parkimin e rezidentit si dhe sinjalistikën tjetër plotësuese për këtë proces. “Shërbimi qe kërkohet është vijëzimi dhe vendosja e tabelave për parkimin në 25 blloqet e Rezidentit në qytetin e Tiranës. “Gjatë procesit të vijëzimit dhe vendosjes së tabelave për parkimin e 25 blloqeve te rezidentit është parashikuar dhe plotësimi i 4 blloqeve të rezidentit me tabela në këto blloqe” thuhet nw dokumente. Por cilët janë këto blloqe që do të përfshihen në këtë projekt?
- Blloku kufizuar nga rruget Myslym Shyri ‐ Sami Frashri ‐ Reshit Collaku
- Blloku kufizuar nga rruget Myslym Shyri ‐ Sami Frashri ‐ Nikolla Jorga ‐ Muhamet Gjollesha
- Blloku kufizuar nga rruget Ded Gjon Luli ‐ E Kavajes ‐ E Bogdanve ‐ E Durrësit
- Blloku kufizuar nga rruget E Kavajes ‐ Muhamet Gjollesha ‐ Sander Prosi ‐ Naim Frasheri
- Blloku kufizuar nga rruget Ndre Mjeda ‐ Frosina Plaku ‐ Muhamet Gjollesha ‐ E Kavajes.
- Blloku kufizuar nga rruget E Kavajes ‐ Stavri Themeli ‐ Ndre Mjeda
- Blloku kufizuar nga rruget Fortuzi ‐ Hambi Shijaku ‐ Haxhi Hysen Dalliu ‐ Mine Peza‐ Asim Vokshi ‐ Reshit Petrela
- Blloku kufizuar nga rruget E Kavajes ‐ Ibrahim Rugova ‐ Myslym Shyri ‐ Shyqyri Bercolli.
- Blloku kufizuar nga rruget E Kavajes ‐ Muhedin Llagani ‐Blv.Gjergj Fishta ‐ Sali Butka
- Blloku kufizuar nga rruget Dritan Hoxha ‐ Egnatia ‐ Don Bosko
- Blloku kufizuar nga rruget Blv.Zogu I pare ‐ Reshit Petrela ‐ Siri Kodra ‐ Dibres
- Blloku kufizuar nga rruget 5 maji ‐ Ferit Xhajko‐ E Dibres
- Blloku kufizuar nga rruge E Barrikadave ‐ Dibres ‐ Bardhyl ‐ Qemal Stafa
- Blloku kufizuar nga Arkitekt Kasemi ‐ Blv.Zhan Dark.
- Blloku kufizuar nga rruget Asim Zeneli ‐ Elbasanit ‐ Faik Konica.
- Blloku kufizuar nga rruget Elbasanit ‐ Petronin Luarasi ‐ Vath Koreshi ‐ Pjeter Budi ‐ Qemal Guranjaku
- Blloku kufizuar nga Blv.Bajram Curri ‐ Rr.Ibrahim Rugova ‐ Brigada VIII ‐ Sami Frasheri
- Blloku kufizuar nga Blv.Bajram Curri ‐ Sami Frashri ‐ Sulejman Delvina ‐ Gjin Bue Shpata
- Blloku kufizuar nga Blv.Bajram Curri ‐ Rr.Gjin Bue Shpata ‐ Rr Emin Duraku ‐ Rr Sulejman Delvina
- Blloku kufizuar nga rruget Abdyl Frasheri ‐ Sami Frasheri ‐ Ismail Qemali ‐ Nikolla Tupe
- Blloku kufizuar nga rruget Abdyl Frasheri ‐ Ibrahim Rugova ‐ Adem Jashari ‐ Dora D’istria ‐ Deshmoret e kater shkurtit
- Blloku kufizuar nga rruget Osman Myderizi ‐ Liman Kaba ‐ Prokop Mima ‐ Medar Shtylla
- Blloku kufizuar nga rruget Robert Shvarc ‐ Medar Shtylla‐ Tish Dahia
- Blloku kufizuar nga rruget Sulejman Delvina ‐ Deshmoret e kater shkurtit ‐ E Kosovarve ‐ Gjik Kuqali
- Blloku kufizuar nga rruget Sami Frashri‐ Sulejman Delvina‐Ismail Qemali ‐ Vaso Pasha‐ Nikolla Tupe
- Blloku kufizuar nga rruget E Kavajes ‐ Muhamet Gjollesha ‐ Shefqet Musaraj
- Blloku kufizuar nga rruget E Durrsit ‐ Mine Peza
- Blloku kufizuar nga rruget E Kavajes ‐ Muhamet Gjollesha ‐ Myslym Shyri
- Blloku kufizuar nga rruget Fadil Rada ‐ Nobert Jokel ‐ Blv.Zhan Dʹark
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.