Tiran Parking e cila menaxhon parkimin me pagesë në qyteitn e Tiranës duket se pas hapjes së parkimeve të reja është fokusuar tek ato ekzisteuse duke kryer punime për rritjen e numrit të vendeve. Vetëm sot (24 tetor) kompania shpalli dy procedura tenderimi për parkime ekzistuese në Tiranë ku i pari është ai tek Diga e Liqenit dhe i dyti tek Sheshi Avni Rustemi.
Parkimi tek Diga
“Aktualisht sheshi shfrytëzohet si parkim nga institucioni Tirana Parking. Shtresa finale aktuale eshte dhe natyror I ngjeshur, pjese pjese ka siperfaqe betoni te hedhura ne menyrë të çregullt.Sheshi i Parkimit do ti nënshtrohet gërmimit dhe prishjes së elementeve të betoni si dhe nivelimit të sipërfaqes përkundrejt kuotave faktike të terrenit. Ai ka një sipërfaqe rreth 1648 m2. Rruget “Sami Frashëri” dhe “Rruga e Kosovarëve” te cilet kufizohen me kete shesh kane infrastrukturë të rregullt” thuhet në relacionin Teknik të projektit.
Totali i vendeve të parkimit për këtë hapësirë është llogaritur në rreth 61.
Projekti tek Sheshi Avni Ruestimi
“Objekti i projektit konsiston ne rehabilitimin e sheshit ekzistues te parkimit, me te gjithe elementet e infrastuktures dhe elemente urbane, me qellim funksionimin si parkim public me pagese. Duke llogaritur nje siperfaqe standarte nga 25m²/parkim, objekti ka nje pritshmeri prej 40 vendparkimesh” vlerësohet në relacionin e projektit.
Operatorët e interesuar duhet të shpehin interes deri në 3 nëntor për këtë procedurë e cila ka një fond limit prej 6.4 milionë lekësh kurse për parkimin tek Diga e Liqenit 13.2 milionë lekë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.