“Nëse ka një fushë ku bota ka nevojë për leadershipin tonë është mbrojtja e klimës. Ky është një problem ekzistencial për Europën. E si mund të mos jetë kur shohin Venecian nënujë dhe pyjet në Portugali që digjen?”.
Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, foli përpara eurodeputetëve të mbledhur në një seancë plenare në Strasburg. Në fund të debatit, u zhvillua votimi ku Parlamenti Europian votoi komisioneren Ursula von der Leyen me 461 vota pro, 159 kundër dhe 89 abstenim. Një sukses për presidenten Von Der Leyen, e cila është gruaja e parë në rolin e presidentes së Komisionit europian.
Me një muaj me vonesë nga sa parashikojmë Traktatet, Komisioni Von Der Leyen do ta marrë detyrën më 1 dhjetor, pas emërimit zyrtar nga ana e Këshillit Europian. Në fjalën e saj, Von Der Leyen theksoi përparësitë e mandatit të saj dhe prezantoi ekipin, i cili është përballur me disa vështirësi në krijimin e tij.
Tranzicioni i gjelbër dhe dixhitalizimi
Europa e pesë viteve të ardhshme duhet të përballet me transformimin e dyfishtë të ekonomisë drejt “qëndrueshmërisë mjedisore dhe dixhitalizimit”. Tranzicioni energjetik dhe lufta kundër ndryshimeve klimatike duhet të çohen përpara në “mënyrën e duhur dhe gjithëpërfshirëse”.
“European Green Deal është strategjia jonë e re e rritjes – shpjegon Von Der Leyen. – Në qendër do të jetë strategjia industriale për t’u dhënë mundësi kompanive të zhvillojnë teknologji të reja, duke krijuar tregje të reja. Kjo do të na ndihmojë të reduktojmë emetimet, duke nxitur hapjen e vendeve të reja të punës”.
Në 100 ditët para, presidentja Von der leyen do të prezantojë planin për transformimin ‘grean’ të ekonomisë në të gjithë aspektet e saj, duke përfshirë lehtësimin e investimeve publike dhe rolin nxitës të financave.
Fleksibiliteti dhe bashkimi bankar
Nuk ka zhvillim pa një sistem të fortë bankar. “Bashkimi bankar duhet të jetë i plotë për të forcuar sistemin tonë financiar dhe për ta bërë më të qëndrueshëm” dhe, për Von der Leyen, “njeriu i duhur për ta bërë këtë është Valdis Dombrovskis”.
Presidentja Von der Leyen theksoi edhe nevojën për “financa publike të shëndetshme për një konkurrencë të shëndetshme. Ne duhet të mbështetemi tek ajo që na bën më të fortë: tregu i vetëm dhe monedha jonë. Ne duhet të shfrytëzojmë fleksibilitetin që na jep Pakti i Qëndrueshmërisë, në mënyrë që të ketë kohë dhe hapësira që ekonomitë tona të rriten”.