Pas bjellorusëve vijnë dhe turistët ukrainas, shtohen charter-at në Rinas

25/06/2020 3:57 PM 0 komente

Shqipëria ka filluar të mirëpresë charter-at e parë me turistë. Pas Bjellorusisë, të premten mbërrin në Rinas charter-i i parë me turistë nga Ukraina, përmes linjës Jonika Airlines.

Lajmi u dha nga Tirana International Airlines, në njoftimin që bëri për fluturimet që do të operojnë gjatë ditës së nesërme. Burime nga TIA thanë se charteri nga Kievi është me turistë dhe se linjat direkte gradualisht po shtohen.

Më herët, filloi fluturimet Belavia, në linjën Tiranë –Minsk, me turistë nga Bjellorusia, që pushuan kryesisht në Durrës, Vlorë e Sarandë.

Krahas linjave charter po shtohen dhe destinacionet, ku krahas Italisë, Vjenës e Beogradit po shtohen fluturimet drejt Gjermanisë, pasi Wizz Air njoftoi shtimin e destinacioneve të reja drejt Shqipërisë.

TIA njoftoi se fluturimet e konfirmuara për ditën e premte janë:⠀⠀

✈Albawings – Tiranë – Firence dhe kthim
✈Albawings – Tiranë – Rimini dhe kthim
✈Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim
✈Albawings – Tiranë – Duseldorf dhe kthim
✈Air Albania – Tiranë – Luton dhe kthim
✈Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim
✈Jonika Airlines – Tiranë – Kiev
✈Air Serbia Tiranë – Beograd dhe kthim
✈Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
✈Albawings – Tiranë – Hamburg dhe kthim
✈Wizz Air – Tiranë – Bolonjë dhe kthim
✈Aegean Airlines – Tiranë – Athinë dhe kthim
✈Albawings – Tiranë –Bari dhe kthim
✈Belavia – Tiranë –Minsk dhe kthim

Bashkimi Europian ende nuk ka vendosur hapjen e kufijve për Ballkanin Perëndimor dhe mund të udhëtojnë vetëm shtetasit e BE-së dhe ata që janë të pajisur me leje qëndrimi, ose kanë vizë të posaçme.

TIA u kujton pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme.⠀⠀

Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.⠀⠀

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.⠀⠀⠀

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of