Boris Johnson, kandidat favorit për të pasuar Theresa May, si kryeministër i Britanisë, tha se një marrëveshje tregtare nuk do të arrihet me SHBA menjëherë pas Brexit, duke parashikuar që diskutimet do të jenë “të vështira” dhe “të fuqishme”.
“Një marrëveshje me SHBA nuk do të bëhet në një kërcitje gishtash,” tha Johnson të mërkurën vonë, në një event të Tory Hustings në Londër. “Nuk do të jetë diçka që shton disa pikë përqindjeje ndaj PBB-së së Britanisë, por do të rritë ndjeshëm PBB-në tonë me kalimin e kohës”, tha ai, duke shtuar: “Kjo nuk është diçka që do të bëhet menjëherë”.
Komentet e fundit të Johnson-it kërkojnë të menaxhojnë pritshmëritë për atë se çfarë mund të arrihet në fillim të qeverisjes së tij, nëse, siç parashikohej gjerësisht, ai mundi sekretarin e jashtëm Jeremy Hunt në udhëheqjen e Partisë Konservatore. Një marrëveshje tregtare amerikane u mbajt nga fushatat e Brexit – përfshirë Johnson – si një nga shpërblimet e mëdha të largimit nga Bashkimi Europian dhe Times raportoi më parë këtë javë se Johnson do të kërkonte një marrëveshje të kufizuar me ekonominë më të madhe në botë, së shpejti pas Brexit .
“Shtetet e Bashkuara janë negociatorë shumë të ashpër dhe ne gjithashtu do të duhet të jemi shumë të ashpër”, tha Johnson. Ata do të “bëjnë disa kërkesa shumë të forta dhe ne duhet të jemi të përgatitur të jemi shumë të fuqishëm në këmbim. Ne me siguri do të jemi”.
/BLOOMBERG