Pas Brexit, Turqia kërkon marrëveshje të re tregtare me Mbretërinë e Bashkuar

05/02/2020 9:37 AM 0 komente

Ministria e Tregtisë së Turqisë njoftoi të shtunën se po kërkonte kanale të reja tregtare me Mbretërinë e Bashkuar gjatë periudhës së tranzicionit të Brexit-it.

Bisedimet e Brexit-it ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Britanisë përfunduan më datë 14 nëntor 2018 me një marrëveshje për tërheqjen e Londrës, e cila hyri në fuqi më 31 janar 2020.

Tani me Mbretërinë e Bashkuar të larguar zyrtarisht nga BE-ja, periudha e tranzicionit pritet të përfundojë më 31 dhjetor 2020.

“Gjatë kësaj periudhe, Britania do të trajtohet si një vend anëtar i BE-së për sa i përket tregtisë duke ruajtur kështu pozicionin e saj si partnere e Unionit Doganor për vendin tonë brenda të njëjtës periudhë”, tha Ministria e Tregtisë së Turqisë përmes një komunikate të shkruar.

Ajo shtoi se gjatë periudhës së tranzicionit, një marrëveshje e re tregtare do të negociohet ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së për të formësuar marrëdhëniet në të ardhmen.

“Paralelisht me negociatat në fjalë, Turqia do të hapë bisedime me Britaninë për një marrëveshje bilaterale të tregtisë së lirë përmes strukturës ekzistuese”, sqaroi mes të tjerash Ministria turke e Tregtisë.

 

/TRT TURKEY

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of