Teksa në muajt e izolimit shqetësimi i individëve ishte leja e daljes në qershor kur nisi edhe lëvizja e lirë shërbimet më të kërkuara në e-albania pësuan ndryshim drastik. Kështu rekordin e aplikimeve e mbante ajo e vërtetimit për pagesën e kontributeve për invidivin ku rezultojnë plot 167.4 mijë të tilla.
Ky vërtetetim u jepet qytetarëve që e kërkojnë për efekt dokumenti për leje lindje, pension, projekt.
Shërbimi i dytë më i përdorur është ai i aplikimit të formularit për lëshim apo rinovim pasaporte me 153.7 mijë aplikime.
Certifikatat familjare kanë qenë shërbimk i tretë më i kërkuar në potalin e shërbimeve qeveritare me rreth 80 mijë aplikime dhe pas tyre vijnë aplikimet për pasaportë dhe kartë identiteti për persona që jetojnë jashtë me rreth 71 mijë aplikime.
Zhvillimi i provimeve të Maturës Shtetërore dhe nevoja për të ruajtur distancimin fizik bëri që notat të jepeshin përmes portalit. Mbi 66 mijë maturantë morën notat e tyre në këtë fomë.
Shërbimet e tjera më të përdorura rezultojnë edhe aplikimi për certifikatë personale, deklarimi dhe pagesa e kontibuteve nga punëdhënësi, dëshmia e penalitetit, faturat e energjisë elektrike dhe karta e shëndetit.
Në total në portalin e Albania rezultojnë 7.8 milionë vizita me një ulje të ndjeshme nga muajt e karantinës por janë shënuar jo pak përdorues të rinj plot 64 mijë ndëkrohë që numri i atyre që përdorin portalin përmes aplikacionit mobile është 104 mijë.
Shërbimet që ofrohen në portal në qershor ishin 1827 kurse aplikimet për leje ndërtimi ishin 1744.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.