Pas kërkesës së kompanisë, pezullohet koncensioni i Check-Up deri në mbarim të emergjencës nga Covid

16/03/2020 10:33 PM 0 komente

Koncesioni i Check Up do të pezullohet për një periudhë të pacaktuar. Pezullimi vjen pas një kërkesë të vetë kompanisë që administron koncesionin 3P life. Lajmin pezullimit deri në përfundim të situatës së emergjencës së krijuar nga Covid 19  e bëri Ministria e Shëndetësisë, Ogerta manastirliu, e cila tha se u aktivizua një nen i kontratës për shkak të forcës madhore. Në gjendje të jashtëzakonshme ky nen pezullon aktivitetin e check-up.

Kontratat PPP e check -up u nënshkrua në vitin 2015 me shoqërinë koncesionare “3P Life Logistic” dhe ka kohëzgjatje prej 10 vitesh.

Ky partneritet publik-privat ka si qëllim kontrollin mjekësor bazë që është një program kombëtar i cili synon depistimin e popullatës për faktorët e rrezikut dhe sëmundjet më të përhapura, me qëllim kujdesin për shëndetin, parandalimin e sëmundjeve dhe komplikacioneve, zbulimin e hershëm të çrregullimeve, mjekimin në fazat e hershme dhe përmirësimin e kulturës shëndetësore.

Shteti e ka paguar koncesionarin e kontrollit bazë mjekësore (check-up) për 580 mijë kontrolle të pakryera përgjatë periudhës 2015-2018. Kjo shifër është bërë e ditur në një raport për koncesionet të publikuar nga Ministria e Financave.

Për këtë kontratë partneriteti publik privat  në nivel vjetor janë parashikuar  475,000 përfitues të shërbimit, pra 39,583 raste në muaj, për të cilat kompania koncesionare i merr pagesat, pavarësisht nga fakti nëse ato realizohen apo jo.  Por, numri real i kontrolleve të kryera për periudhën 2015-2018 ka qenë shumë më i ulët, përkatësisht 244,420 në vitin 2015; 329,555 në 2016; 316,601 në 2017 dhe 2018 në 428,891 (shih tabelën më poshtë). Në total, për këto 4 vjet, diferenca mes kontrolleve të paguara dhe atyre të realizuara rezulton 580,533.

Koncesionari paguhet çdo vit 876 milionë lekë, ose 1,844 lekë për çdo kontroll të planifikuar. Si rrjedhojë, sipas përllogaritjeve të Monitor, rezulton se koncesionari ka marrë rreth 1.1 miliardë lekë (8.5 milionë euro) në periudhën 2015-2018 për kontrollet që realisht nuk i ka kryer.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of