Pas një viti rifillon privatizimi

28/10/2016 9:40 AM 0 komente

edhe pse ka kaluar gati një vit që kur ka nisur funksionimi i bordit të AKP-së, asnjë ndërmarrjeve shoqërore (NSH) deri më tani nuk është privatizuar. Zyrtarë të AKP-së thonë që vala e re e privatizimit do të shpallet më 4 nëntor, ku gjithsej do të jenë 54 asete nga rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës.

“Agjencia ka filluar me valët e reja të shitjeve të aseteve të NSH-ve dhe vala e re Nr. 27 do t’i përmbajë gjithsej 54 asete nga rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës, ndërsa shpallja e valës do të bëhet më datë 4 nëntor, përderisa ceremonia e dorëzimit dhe e hapjes së ofertave do të mbahet një muaj më vonë, më datë 7 dhjetor”, thuhet në përgjigjen e AKP-së, dhënë gazetës. Sipas tyre, pengesat e deritashme për mosprivatizimin e ndërmarrjeve shoqërore kanë ngecur për mungesë të Bordit të Drejtorëve.

“Me zgjedhjen e anëtarëve të Bordit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe inaugurimin e Bordit të ri të Drejtorëve, Agjencia ka punuar intensivisht në përfundimin e punëve të mbetura nga periudha e shkuar, ka përfunduar procesin e zgjedhjes së menaxhmentit të ri të Agjencisë përmes një procesi të hapur dhe konkurrues, si dhe ka bërë ndryshimet e nevojshme në politikat operuese dhe në rregullat e tenderit, me qëllim të përmirësimit të procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre. Menaxhmenti i Agjencisë ka bërë të gjitha përgatitjet për valën e re të shitjeve dhe vala e re e shitjeve të aseteve tashmë është aprovuar nga Bordi i Drejtorëve në mbledhjen e mbajtur, më datë 13 tetor, ndërsa shpallja do të bëhet në fillim të muajit të ardhshëm”, thuhet më tej në përgjigje. /Zëri/Telegrafi/

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of