Pas tërmetit në Shqipëri, komunave në Kosovë iu kërkohet që të bëjnë analizat e lokaleve dhe ndërtesave

02/12/2019 11:58 AM 0 komente

Driton Tafallari, drejtor i organizatës “Developing Together”, ka reaguar në lidhje me lokalet afariste, të cilat janë të ndërtuara më vonë brenda ndërtesave, një gjë e cila pas tërmetit shkatërrimtar në Shqipëri, filloi të diskutohej shumë në mesin e ndërtimtarëve e arkitektëve.

Ai ka thënë se shpallja si objekte të rrezikshme në rast të tërmeteve pa u vlerësuar fillimisht, mund të shkaktojë panik tek banorët, që jetojnë në to.

“Një temë e cila së fundmi po diskutohet në Kosovë është nëse lokalet afariste të krijuara me thyerjen e mureve në ndërtesa shkaktojnë paqëndrueshmëri statike. Po e shoh që disa kolegë të mi ndërtimtarë por edhe arkitektë po i shpallin këto objekte të rrezikshme në rast tërmetesh. Nuk e di ku po e marrin guximin me dhënë këso deklaratash e që potencialisht mund të shkaktojnë frikë te banorët. Është e pamundur që vlerësimi të bëhet me sy të lirë. E pamundur!”, ka shkruar Tafallari në Facebook.

Ai po ashtu ka treguar, se janë një grup veprimesh, të cilat duhet të bëhen përpara se të arrihet në përfundim nëse janë këto objekte me rrezikshmëri apo jo.

“Kjo punë kërkon mjaft ekspertizë. Duhet të merren projektet (nëse ekzistojnë) të shihen dimensionet e shtyllave dhe trajeve apo edhe mureve (nëse është sistemi me mure mbajtëse si në banesat D1-D9 në Ulpianë), sasia armaturës, pesha, distancat dhe pastaj të i nënshtrohen llogarive statike dhe dinamike. Nëse projektet nuk ekzistojnë atëherë duhet që ndërtesat të ri-projektohen dhe skanohen për të parë sasinë e armaturës”, është shprehur ai.

Tafallari ka kërkuar nga kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, që të suspendohet çdo kërkesë për leje për lokale afariste në ndërtesat ekzistuese, deri në kohën kur të bëhen analizat. Po ashtu, lokalet ekzistuese të analizohen me anë të një komisioni të përzgjedhur për këtë punë.

“Këtë duhet ta bëjë Komuna e Prishtinës me në krye me kryetarin z. Shpend A. Ahmeti i cili në mbledhjen e parë komunale duhet të i merr këto dy vendime:

  1. Të suspendohet çdo kërkesë për leje për lokale afariste në ndërtesa ekzistuese ku parashihet thyerje e mureve deri sa të bëhen analiza të mirëfillta (nëse ka kërkesa të tilla);
  2. Të krijohet një komision profesional për verifikimin e lejeve të dhëna dhe të skanohen/analizohen

 Kurse 690 objekte vetëm në territorin e komunës së Prishtinës nuk janë të pajisura me certifikatë të përdorimit. Nga të dhënat e Komunës, ndonëse posedojnë leje ndërtimore, ato nuk e kanë edhe pranimin teknik, duke i përfshirë këtu edhe disa institucione shtetërore. 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of