Aksioni i drejtorisë së Metrologjisë për të parandaluar vjedhjen e konsumatorëve nga subjektet që tregtojnë karburant tashmë është shtrirë në zonat bregdetare duke filluar me Durrësin më pas me Vlorën e më tej. Nga kontrollet e para ka rezultuar se abuzimi është më i lartë nga sa u konstatua në Tiranë, ku rreth 20% e pikave rezultuan me probleme.
Mësohet se drejtoria e Metrologjisë ka ngritur tri grupe pune që po kontrollojnë pikat e karburantit në bregdet. Të dhënat paraprake të aksionit pritet që të publikohen gjatë kësaj jave, së bashku edhe me emrat e subjekteve abuzuese.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.