Pasaporta e vaksinimit është gati, mund të jetë kusht për udhëtimin jashtë vendit

02/03/2021 12:29 PM 0 komente

Pasaporta e vaksinimit është gati në vendin tonë, deklaroi drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlindaj Karçanaj, ndërsa shtoi se së shpejti në e-albania do të ketë një sistem vaksinimi të përmirësuar, ku qytetarët e vaksinuar do të pajisen me një kartelë personale të vaksinimit.

“Në këtë periudhë ku vaksinimi po shtrihet në të gjithë vendin, ne kemi paraprirë situatën, duke bërë gati pasaportën e vaksinimit. Përmes e-albania, qytetarët shqiptarë që do të vaksinohen kundër Covid 19 do të pajisen me një dokument elektronik me standard të njohur ndërkombëtar.

Gjithashtu së shpejti do të kemi një sistem vaksinimi totalisht të përmirësuar. Do rezervohet orari i vaksinimit, do vijë njoftimi për vaksinën e radhës, do të kemi një kartelë personale të vaksinimit me vulë elektronike”.

Kryeministria shtoi se pasaporta është një parapërgatitje në rast se kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit.

“Ndërkohë që ne përgatitemi për të disponuar sasi të konsiderueshme vaksinash, ne disponojmë falë revolucionit digjital, një sistem që garanton transparencë dhe kemi krijuar pasaportën digjitale të vaksinimit, duke u parapërgatitur edhe për mundësinë që vaksinimi mund të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit nga të tjerët”, tha Rama.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of