Ligue 1 franceze raportoi sërish deficit të madh prej 645 milionë eurosh në vitin financiar 2020 – 2021, për shkak të pandemisë Covid-19 dhe kolapsit të merkatos së transferimeve.
Raporti i përvitshëm i National Directorate of Control and Management (Drejtoria Kombëtare e Kontrollit dhe Menaxhimit – DNCG) zbuloi një rritje të madhe të humbjeve për Ligue 1, 140% më shumë krahasuar me 269 milionë euro humbje për vitin financiar 2019 – 2020.
Të ardhurat nga matchday (ndeshjet e ditës) në kampionatin kryesor të Francës ranë në vetëm 7.9 milionë euro, një rënie prej 95% krahasuar me169 milionë euro të fituara në 2019-2020. Edhe merkato e transferimeve u tkurr, me të ardhura në rënie në 320 milionë euro, nga 623 milionë euro një vit më parë.
Megjithatë, të ardhurat nga të drejtat televizive u rikuperuan në 835 milionë euro, në rritje nga 690 milionë euro. Futbolli francez ka hyrë në krizë pas dështimit të marrëveshjes Mediapro në fund të vitit 2020.
Saint-Étienne, Reims dhe Dijon nuk janë të vetmet klube të Ligue 1 që kanë pësuar humbje.
Paris Saint-Germain, i cili humbi titullin e Ligue 1 përballë Lille sezonin e kaluar, regjistroi deficit prej 224,8 milionë eurosh. Shpenzimet e pagave të parisienëve u rritën me 21%, në 503 milionë euro. Të ardhurat nga shitja e biletave ranë nga 38 milionë euro në vetëm 961.000 euro, pasi kriza e Covid-19 detyroi klubet të luanin ndeshjet pa tifozë.
Kjo pasqyron një rënie në të gjithë kampionatin, me klubet që gjenerojnë vetëm 8 milionë euro të ardhura gjatë ditës së ndeshjes, në rënie nga 170 milionë euro të mbledhura gjatë sezonit 2019-2020.
Olympique Lyon (107 milionë €), Marseille (76 milionë €) dhe Bordeaux (67 milionë €) ishin disa nga klubet e tjera që shënuan humbje të mëdha.
/ Inside World Football