Linja ajrore me kosto të ulët EasyJet ka raportuar një humbje vjetore prej 1.27 miliardë paund (1.4 miliardë euro) për vitin 2020 deri në fund të shtatorit, e para në historinë 25-vjeçare të kompanisë.
Ashtu si rivalët e saj, financat e EasyJet janë goditur nga rënia e udhëtimeve muajt e fundit dhe ajo do të operojë me vetëm 20 për qind të fluturimeve të saj në tre muajt e fundit të vitit 2020.
Pandemia ka goditur linjat ajrore ashpër, me bllokime dhe kufizime që ulin numrin e njerëzve që udhëtojnë.
EasyJet mirëpriti mundësinë e një vaksine të Covid-19 dhe tha se kërkesa themelore është forcuar për udhëtimet ajrore.
“Zhvillimet e fundit me vaksinat Covid sigurisht janë një lajm i mirë. Por nuk mendoj se ka të bëjë vetëm me vaksinën, mendoj se ka të bëjë edhe me faktin se duhet të kemi testime, duhet të kemi gjithashtu zhvillimin e rafinuar të sistemit të karantinës”, tha Shefi ekzekutiv, Johan Lundgren.
“Ne e dimë që njerëzit duan të udhëtojnë. Pas lajmit të vaksinës së mundshme anti-covid të hënën e kaluar rezervimet u rriten me 50%, kështu që thjesht jep prova për faktin se çdo lajm i mirë që del i bën njerëzit më të sigurt duke bërë rezervime përpara”.
Të ardhurat e EasyJet ranë për shkak të kufizimeve të udhëtimit të qeverisë në shumicën e tregjeve të saj, tha linja ajrore. Bllokimet e plota kombëtare çuan kompaninë ajrore të pezullojë të gjithë flotën e saj për 11 javë.
Kishte një farë rimëkëmbjeje të kërkesës në verë pasi bllokimet u lehtësuan, por kufizimet e përhapura të karantinës në shtator shkatërruan përsëri kërkesën.
EasyJet ka përdorur mbështetjen financiare të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, duke marrë hua 600 milionë paund në muajin prill./BBC