Tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor nuk ka kursyer as institucionet shtetërore. Dëmtime të shumta strukturore janë konstatuar në godinën e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Sipas akt-konstatimit të inspektorëve të Institutit të Ndërtimit, kjo godinë është jashtë funksionit.
Nga drejtuesit e këtij institucioni aktualisht janë marrë të gjitha masat për shpërnguljen e punonjësve në godina të tjera, çka garanton mirëfunksionimin e punës dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit. Nga DPD është miratuar “Manuali mbi mënyrën e funksionimit të sistemit doganor lidhur me deklarimin, verifikimin, kontrollin dhe çlirimin e mallrave në raste emergjence”.
Është kryer transferimi i serverëve pranë zyrave të AKSHI-t, si dhe është kryer zhvendosja e sektorëve kyç (VQ dhe SKAO) pranë zyrave të disponueshme në gjendje pune. Të gjitha degët doganore kufitare dhe të brendshme, në çdo moment kanë funksionuar me kapacitete të plota.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.