Pasuria e Jeff Bezos kapërcen 200 miliardë dollarë

07/09/2020 11:52 AM 0 komente

Jeff Bezos mund të kishte qenë edhe më i pasur, nëse nuk do të divorcohej nga gruaja e tij. Ndarja e Jeff Bezos dhe MacKenzie Scott është divorci më i shtrenjtë në histori, deri më tani

 

Pandemia e COVID-19 nuk ka ndikuar aspak në fitimet e Jeff Bezos, i cili zotëron Amazon. Përkundrazi. Sipas Bloomberg Billionaires Index, numri një i kolosit teknologjik ka thyer një tjetër rekord. Pasuria e tij ka arritur në 202 miliardë dollarë dhe është i pari në botë, i cili ka kapërcyer kufirin 200 miliardë.

Falë rritjes në bursë të aksioneve të Amazon, pasuria e manjatit 56-vjeçar u rrit me 4,9 miliardë dollarë. Pas themeluesit të Amazon renditet Bill Gates, pasuria e të cilit është 124,3 miliardë dollarë. Në vend të tretë, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, me 114,7 miliardë dollarë. Elon Musk, ngjitet në vendin e katërt, me 101,1 miliardë dollarë.

Jeff Bezos mund të kishte qenë edhe më i pasur nëse nuk do të divorcohej nga gruaja e tij. Ndarja e Jeff Bezos dhe MacKenzie Scott do të mbahet mend si divorci më i shtrenjtë në histori (deri më tani). Divorci i kushtoi Bezos 25% të aksioneve të Amazon, për një total prej 63 miliardë dollarësh. Por bumi për Bezos erdhi me pandeminë dhe ‘lockdown’ (mbylljen), të cilat nxitën ndryshimin e mënyrës së konsumit të njerëzve, duke rritur aksionet e Amazon me thuajse 80% që nga fillimi i vitit. Thuajse 90% e pasurisë së Bezos vjen nga aksionet në Amazon, por ai zotëron edhe Washington Post, kompaninë aerohapësinore Blue Origin dhe investime të tjera.

Bill Gates

Në vend të dytë, me thuajse 80 miliardë dollarë, renditet themeluesi i Microsoft, Bill Gates. Me një pasuri 124 miliardë dollarë, sipërmarrësi dhe filantropi, i lindur në Seattle, ka luajtur kokë me më kokë me Jeff Bezos, deri vitin e kaluar, për titullin e njeriut më të pasur në botë, ndërsa këtë vit erdhi shkëputja.

Mark Zuckerberg

Në vend të tretë në Bloomberg Billionaires Index renditet Mark Zuckerberg, numri një i Facebook. Pasuria e themeluesit, presidentit dhe administratorit të deleguar të rrjetit social, që ka ndryshuar botën, arrin në 115 miliardë dollarë.

Elon Musk

Surpriza e vërtetë në klasifikimin e njerëzve më të pasur në botë është sipërmarrësi afrikanojugor Elon Musk. Themeluesi i Tesla dhe SpaceX, ka fituar vendin e katërt, duke kaluar për herë të parë kufirin 100 miliardë dollarë.

Burimi: Corriere della Sera

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of