Pushimet verore sapo kanë mbaruar, por mendja jonë është e gatshme të fantazojmë për destinacionin tjetër. Për të na ndihmuar në zgjedhjen e vështirë se në cilin vend mund të eksplorojmë vitin e ardhshme, vjen Raporti i Konkurreshmërisë së Udhëtimit dhe Turizmit 2019, studimi dyvjeçar i kryer nga Forumi Ekonomik Botëror në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare, përfshirë Shoqatën Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), Bashkimin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) dhe Organizatën Botërore të Turizmit (UNËTO), si dhe autoritetet e aeroportit dhe grupe të mëdha hotelesh.
Shqipëria renditet e 86 në botë në këtë raport, madje dy shkallë poshtë Serbisë jobregdetare, por habit me një të dhënë tjetër.
Sipas raportit, ndërsa Franca renditet e para në botë për resurset natyrore të saj, Shqipëria vlerësohet si shteti që ka pasur përmirësimet më të dukshme në aspektin e zonave të mbrojtura dhe siteve të trashegimisë botërore.
Krahasuar me rajonin, Shqipëria ka arritur të tejkalojë Maqedoninë e Veriut në renditje, ndërkohë që në nivel rajonal, veç Maqedonisë së Veriut, lë pas edhe Bosnje Hercegovinën dhe Moldavinë. Raporti vë në dukje faktin se, Shqipëria, së bashku me Serbinë dhe Ukrainën janë tre vendet që kanë regjistruar përmirësimin më të madh në dy vitet e studiuara.
Raporti, falë përdorimit të më shumë se 90 treguesve që përbëjnë Indeksin e Konkurrencës së Udhëtimit dhe Turizmit (TTCI), analizon në detaje katër aspektet kryesore që ndërhyjnë në ofertën turistike: mjedisin, kushtet politike dhe ekonomike, infrastrukturën dhe burimet kulturore dhe natyrore . Dhe, megjithëse është konceptuar si një mjet për të kuptuar dhe parashikuar tendencat dhe rreziqet në zhvillim të turizmit global, duke drejtuar kështu politikat dhe praktikat që synojnë garantimin e jetëgjatësisë në këtë sektor strategjik, studimi ofron një përmbledhje të nivelit të pranueshmërisë së 140 vendeve në botë, duke vepruar si udhëzues i dobishëm për udhëtimet në të ardhmen.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.