Paundi ra kundrejt dollarit, duke iu afruar nivelit më të ulët në pothuajse nëntë muaj, përpara raportit që ekonomistë referuan se do të tregojë ngadalësim të rritjes së shërbimeve të Britanisë në dhjetor.
Rimëkëmbja e pabarabartë ekonomike ka hedhur dyshime mbi probabilitetin e rritjes së normës së interesit në vitin 2016 nga Banka e Anglisë, duke rënduar kështu mbi monedhën britanike. Ndërsa të dhënat e publikuara në fillim të javës treguan se kreditimi hipotekor u rrit në Britani të Madhe, rritja e prodhimit u ngadalësua papritur.
Paund ra 0.1 perqind në 1.4656 dollarë, pasi preku 1.4638 dollarë të martën, sjhifra e tij më e ulët që nga 14 prilli. Ai u zhvlerësua 0.1 perqind në 73.32 pen për euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.