Prodhimi i Brenshëm Bruto në tremujorin e parë të vitit 2012 ra me 0.2% krahasuar më një vit më parë.
Thuajse të gjithë sektorët kanë pësuar rënie ku bie në sy, tkurrja e ndjeshme e ndërtimit dhe e industrisë. Shifra e publikuara nga INSTAT, konfirmojnë deklaratat e organizatave të biznesit, por edhe qeverisë e Bankës Qendrore, se ekonomia është duke u zhvilluar nën potencialin e saj dhe si rrjedhojë ky do të jetë një nga vitet më të vështirë për zhvillimin ekonomik të vendit.
Industria shënoi një rënie prej 19.3 përqind në tremujorin e parë të vitit 2012 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë ndërsa krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2011, dega e industrisë shënoi një rënie prej 5.4 përqind.
Sektori i ndërtimit, në tremujorin e parë të vitit 2012 pati rënie me 17.6 përqind krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2011 dhe u ul me 7.1 përqind krahasuar me tremujorin para-ardhës.
Dega Tregti, Hotele dhe Restorante pati një rritje prej 5.3 përqind në tremujorin e parë të vitit 2012 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë dhe një rënie prej 0.6 përqind krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2011.
Aktiviteti i transportit në tremujorin e parë të vitit 2012 u ul me 1.7 përqind krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë dhe u ul me 4.3 përqind ndaj tremujorit para-ardhës.
Dega e post-komunikacionit pati një rënie me 4.8 përqind këtë tremujor krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2011 dhe një rënie me 1.0 përqind përkundrejt tremujorit të katërt të vitit 2011.
Të vetmit që kanë rregjistruar rritje janë bujqësia dhe shërbimet.
Aktiviteti bujqësor në tremujorin e parë të vitit 2012 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë u rrit me 4.5 përqind. Ndersa kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2011 u rrit 1.6 përqind.
Grupi i shërbimeve të tjera në tremujorin e parë të vitit 2012 shënoi një rritje me 11.1 përqind kundrejt tremujorit të parë të vitit 2011 dhe një rritje me 1.7 përqind krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2011.
Ndryshimi | |
Bujqesi | 1.6 |
Industria | -5.4 |
Ndërtimi | -7.1 |
Tregti | -0.6 |
Transport | -4.3 |
Telekomunikacion | -1.0 |
Sherbimet | 1.7 |
Bujqesi | 4.5 |
Industria | -19.3 |
Ndërtimi | -17.6 |
Tregti | 5.3 |
Transport | -1.7 |
Telekomunikacion | -4.3 |
Sherbimet | 11.1 |
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.