Prodhimi i brendshëm bruto në Serbi u tkurr me 6.5 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2020, sipas të dhënave të përpunuara nga Ministria e Financave.
Në baza vjetore PBB-ja ka rënë me 0.9 për qind në gjysmën e parë të vitit, tha kryeministrja Ana Brnabic.
“Serbia regjistroi shkallën e dytë më të ulët të PBB-së në Europë në tremujorin e dytë të këtij viti, pasi ekonomia e saj u mbështet nga rimëkëmbja e shpejtë e prodhimit industrial, shitjet me pakicë dhe ndërtimet”, shtoi ajo.
Megjithë krizën e shkaktuar nga koronavirusi, numri i të punësuarve u rrit me 1.6 për qind në gjysmën e parë të këtij viti.
Ndryshe nga T2, PBB-ja e Serbisë u rrit me 5 për qind në tremujorin e parë të vitit 2020 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Seenews