Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, ka miratuar propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën.
Raportuesja për Kosovën, Ulirike Lunaçek, në një postim në rrjetin social ‘Twitte’, ka njoftuar se Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, ka miratuar propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën.
Lunaçek ka shkruar se ndihet e lumtur për miratimin e propozimit për Kosovën nga Komiteti për Politikë të Jashtme i PE-së.
“E gëzuar për miratimin e propozimit për Kosovën nga Komiteti për Politikë të Jashtme i PE-së. Tani politikanët kosovarë duhet të veprojnë”, ka shkruar Lunaçek./ Gazeta Express
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.