Tashmë e ka lënë pas Nju Jorkun si qyteti me numrin më të lartë të miliarderëve, tregon për Pekinin një raport i ri i hartuar nga kompania Hurun me bazë në Kinë.
Momentalisht në kryeqytetin kinez jetojnë rreth 100 miliarderë, 5 më shumë se në Nju Jork,dhe sikundër transmeton TCh, Shangai, qendra tregtare e Kinës, qëndron në vend të pestë.
Sipas raportit të fundit të Kompanisë Hurun, që mbikëqyr ritmin e pasurisë në Kinë në dollarë amerikanë, në Pekin vitin e kaluar u regjistruan 32 miliarderë të rinj, ndërkohë që në Nju Jork u verifikuan vetëm 4 të tillë.
Edhe pse top lista e 10 miliarderëve dominohet nga amerikanët në tërësi, Kina ia ka kaluar Amerikës si vendi me numrin më të lartë të pasanikëve.
Në Kinë gjenden gjithsej 568 pasanikë, pasi eshte regjistruar një rritje me 90 të rinj, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë 535. Teresisht, padronët e rinj të superfuqisë aziatike zoterojne 1.4 trilion dollarë pasuri, shifër kjo e përafërt me PBB-në e Australisë.