Pennine bëhet gati të marrë me koncesion Bllokun e naftës dhe gazit në Velçë

20/10/2017 4:10 PM 0 komente

Në pritje të miratimit të marrëveshjes nga Këshilli I Ministrave, kompania kanadeze Pennine Petroleum Corporation, që në shkurt ka nënshkruar marrëveshjen për ndarjen e prodhimit me Albpetrol Sh.A për eksplorimin dhe zhvillimin e Bllokut të Velçës në Shqipëri, njoftoi sot se po bën përgatitjet e fundit logjistike.

“Ndërsa Pennine po pret të marrë miratimin nga qeveria shqiptare për të tërhequr të dhënat gjeoteknike, PNN ka qenë shumë aktive në vendin e Ballkanit duke u përgatitur për përzgjedhjen e një objektivi fillestar të shpimit të Velca Block”, thotë shefi ekzekutiv N. Desmond Smith.

“Qeveria po punon për fazat përfundimtare rregulluese të marrëveshjes së ndarjes së prodhimit të Bllokut Velca,” vëren z. Smith. “Ndërkohë, ne kemi qenë në terren në Shqipëri duke u kujdesur për detajet n mënyrë që të ecim në të njëjtën linjë “.

Kompania kanadeze, Pennine Petroleum Corporation, ka njoftuar që në muajin shkurt të këtij viti se ka miratuar marrëveshjen për ndarjen e prodhimit me Albpetrol Sh.A për eksplorimin dhe zhvillimin e Bllokut të Velçës në Shqipëri.

Sipas deklarimeve t ëmëparshme të kompanisë, marrëveshja finale e nënshkruar nga Pennine, ish Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Albpetrol, shoqëria shtetërore e energjisë, është për një periudhë 6-vjeçare eksplorimi, e konvertuar në një leje prodhimi 25-vjeçare, pas zbulimit të rezervave të naftës ose gazit.

Marrëveshja përfshin fazën e eksplorimit dhe atë të shpimit. Në fazën e eksplorimit, Pennine dhe Albpetrol do të shqyrtojnë të gjitha të dhënat ekzistuese në Bllokun e Velçës dhe do të përpunojnë të dhënat për përzgjedhjen e puseve për shpim. Faza e shpimit do të konsistojë në një angazhim për të shpuar një minimum prej dy pusesh, në një thellësi minimale prej 2,500 metrash.

Pennine do të rikuperojë të gjitha kostot e eksplorimit dhe shfrytëzimit nga 90% e të ardhurave neto operative, pas pagimit të rentës prej 10%, dhe më pas do të jetë subjekt i Faktorit R të ndarjes së të ardhurave me Albpetrol, duke u luhatur nga 2% në 15% të të ardhurave operative neto, në varësi të shumëfishit të rikuperimit të kostos së projektit. Pasi të jenë shlyer të gjitha kostot, interesi i të ardhurave do të ndahet, me 50% për Ministrinë e Energjisë dhe 50% për pjesëmarrësit e marrëveshjes.

Termat dhe kushtet kryesore të Bllokut të Velçës janë nënshkruar në shkurt 2016. Pennine dhe Albpetrol ranë dakord në prill të vitit 2016 për kushtet dhe marrëveshja e ndarjes së prodhimit u dorëzua në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë për miratim. Pennine e rishikoi marrëveshjen e licencës, që ishte një komponent integral i marrëveshjes së ndarjes së prodhimit, në dhjetor 2016.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of