Numri i femrave që janë futur në skemën e pensioneve vullnetare gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti u rrit me rreth 8% sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Kjo tendencë sipas drejtuesve të këtyre fondeve lidhet kryesisht me faktin se papunësia është më e lartë te femrat sesa tek meshkujt. Naim Hasa, administrator i fondit të pensioneve private vullnetare Sigal Life Uniqa Group Austria thotë se rritja e peshës është e pandjeshme marrë në konsideratë numrin total të pjesëmarrësve ( 13,419) në raport me popullsinë.
Hasa shprehet optimist në lidhje me ecurinë e metjeshme të këtin segmenti tregu, por sipas tij zhvillimi ka të bëjë me politikat e venditm, duke qenë se bëhet fjalë për kalimin nga një skemë pensionesh në një tjetër.
3mujori I 2015
3mujori II 2016
Burimi: AMF
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.