Pensionistët italianë i ikin fiskut; Greqia ofron taksë të sheshtë 7%; Harta ku janë zhvendosur

25/08/2020 4:42 PM 0 komente

Në tryezën e luftës tatimore ndërkombëtar për të tërhequr pensionistët ekziston një protagonist i ri: Greqia, shkruan Il Sole 24ore. Në propozimin e tij të fundit për ligjin për buxhetin, Athina ka përfshirë një taksë të sheshtë 7% me një kohëzgjatje dhjetë vjeçare për pensionistët që do të transferojnë vendbanimin e tyre në vendin e Mesdheut. Pagesa duhet të bëhet një herë në vit dhe afati i këtij viti për kërkesën për lëvizjen e vendbanimit është caktuar për 30 Shtator.

Athina pritet në këtë mënyrë që të konkurrojë me Lisbonën, e cila ka zëvendëusar përjashtimin total me një taksë të sheshtë 10%.

Sipas hartës së Il Sole24ore, në vitin 2020 kishte 467 mijë pensionistë që e marrin çekun e pensioneve në Bashkimin Europian, 75 mijë në Zvicër, 44 mijë në Australi; 43 mijë në Kanada, 33.6 mijë në Shtetet e Bashkuara, 19.2 mijë në Argjentinë.

 

A mund të përfitojë Shqipëria…

Në Durrës më shumë se 300 italianë janë kthyer në banorët e rinj të qytetit bregdetar.

Njësoj si në vitet ‘90 kur shqiptarët u dyndën në shtetin fqinj, për një jetesë më të mirë, italianët sot, të tërhequr nga kosto e lirë e jetesës në krahasim me Italinë, kanë zgjedhur Shqipërinë, për të kaluar moshën e pensionit.

Prej fillimit të këtij viti, jetesës së shtetaseve të huaj në Shqipëri i është ofruar edhe një lehtësi tjetër, heqja e tatimit mbi të ardhurat. Ky ndryshimi ligjor i propozuar nga ministria e Disaporës, nuk parashikon asnjë dëm financiar, në buxhetin e shtetit shqiptar.

Elona Bano nga Ministria e Diasporës tha se “është një iniciativë e rëndësishme për shqiptarët që jetojnë në diasporë, për shtetasit e Bashkimit Europian të cilët do të dëshirojnë të vijnë dhe të jetojnë në Shqiëpri, për ata të huaj të cilët kanë shtetës shqiptare. Ky ligj parashikon konkretisht të përjashtojë nga tatimi mbi të ardhurat të gjithë këta persona, të cilët kanë të ardhura nga pensionet apo shpërblimet. Ky ligj u shërben jo vetëm atyre shqiptarëve që kanë filluar punën para viteve ‘90 e tashmë janë pjesë e asaj që ne e quajmë diasporë të re e cila është zhvendosur drejt BE të cilët i kanë plotësuar vitet e tyre të pensionit jashtë Shqipërisë. Target grupi tjetër janë ata të huaj të cilët kanë shtetësi shqiptare apo ata persona që vijnë nga një vend i BE me kushtin që të jenë rezident në Shqipëri”. https://www.monitor.al/pensionistet-italiane-gjejne-parajsen-ne-shqiperi-interes-edhe-nga-nordiket-qe-po-blejne-shtepi/

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of