Administrata Tatimore e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, ku ka njoftuar për të realizimin e të hyrave dhe sfidat me të cilat përballet ATK-ja. Drejtori i Administratës Tatimore Ilir Murtezaj ka bërë të ditur se realizimi i të hyrave nga ATK për periudhën Janar-Qershor 2019 ka qenë 239.5 milionë euro, 19.6 milionë euro më tepër se në periudhën e njëjtë kohore të vitit 2018 ose 8.9%.
Murtezaj ka thënë se ky rezultat është mjaft inkurajues edhe për pjesën e mbetur të vitit. Drejtori i ATK-së ka folur edhe për mbledhjen e borxheve nga ATK-ja.
Sipas Murtezajt, në këtë periudhë kohore kanë ndodhur 155 raste të konfiskimit të pasurisë, ku borxhi i trajtuar është 2.7 milionë euro.
“Për këtë periudhë kemi zhvilluar 155 aktivitete të konfiskimit të pasurisë që janë inkasuar mbi 2.7 milionë euro kjo ka ndodhur për herë të parë në historinë e ATK-së që kemi një numër të madh të bizneseve të konfiskuara. Kjo na bën të vazhdojmë edhe më tej në pjesën tjetër të mbetur të inkasimit të borxheve të pashlyera në ATK”, tha Murtezaj
.“Të hyrat nga tatimet për këtë periudhë 6 mujore janar-qershor 2019 janë 238.5 milionë të hyra, në periudhën e njejtë të vitit të kaluar kanë qenë 219.9 milionë euro është rezultat inkurajues që na bën të ndihemi mirë që me punën e stafit të ATK-së është arritur ky nivel i inkasimit të të hyrave”.
Murtezaj tha se janë 44.9 milionë euro borxh i mbledhur. Ai vlerësoi se arsyeja për rritjen e të hyrave për këtë periudhë është mbledhja e borxheve.
“Mbledhja e ndëshkimeve janë 4985 raste të trajtuara, borxhi i trajtuar 3.8 milionë euro nga të cilat janë inkasuar 1.5 milion euro.”, tha ai.
“Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjences në ekonomia jo-formale gjatë këtij 6 mujori ka identifikuar 81 aktivitete për shmangie nga tatimi, 23 raste janë të hapura nën dyshim te shmangies tatimore dhe janë vlerësuar se është 4.58 milionë euro vlera e shmangies tatimore”, tha Murtezaj
Në këtë konferencë ka folur edhe Ministri i Financave Bedri Hamza, i cili ka vlerësuar punën e Adminsitratës Tatimore Të Kosovës për periudhën e parë gjashtë mujore të vitit 2019.
“Është një punë jashtëzakonisht e vlefshme, dhe nga puna e juaj varet edhe qëndrueshmëria dhe stabiliteti makrofiskal i vendit, sepse nuk munden me u realizu projektet nëse nuk grumbullohen të hyrat dhe është rezultat jashtëzakonisht për tu vlerësuar rritja e të hyrave për për këtë periudhë të vitit për 9 për qind” është shprehur Hamza.
Hamza inkurajoi ATK-në të vazhdojë të trajtojë gjithë tatimpaguesit njëjtë dhe secili të paguaj tatim shtetit./Monitor.al/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.