Agjencia Kosovare e Privatizimit pritet që deri në fund të kësaj jave të vendosë se çfarë do të bëjë me ndërmarrjen publike “Grand Hotel”, e cila u privatizua në vitin 2006. Ekzekutimi i këtij vendimi është shtyrë disa herë, ndërsa tani është konstatuar se blerësi ka vullnetin e mirë për të përmbushur detyrimet që lindin nga procesi i privatizimit me “spin-off”.
Hoteli Grand u ble për rreth 8 milionë euro, me zotimin se për dy vjet do të investohen rreth 20 milionë euro, si dhe do të punësohen mbi 400 punëtorë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.