“Union Bank” financon blerjen e televizorëve Humax LCD nga “DigitAlb”. Flet Enkeleda Hasho, drejtore e kredisë në “Union Bank””Union Bank” financon blerjen e televizorëve Humax LCD nga “DigitAlb”. “Union Bank” është banka e vetme që mundëson blerjen e këtyre televizorëve edhe nëse klienti nuk i ka të gjitha paratë e nevojshme. Mjafton të bësh kërkesën për një kredi konsumatore, të kesh një dokument identifikimi dhe vërtetim page, si dhe një pagë mbi 300 euro dhe “Union Bank” brenda 24 orëve të plotëson ëndrrën për të pasur një nga televizorët LCD. Kështu, binomi “Union Bank” dhe “DigitAlb” për herë të parë mundësojnë zbatimin e një skeme të tillë kreditimi. Banka ofron kredi konsumatore deri në 12 muaj. Shlyerja realizohet me këste mujore nëpërmjet llogarisë së klientit. Televizorët Humax LCD janë dy llojesh: “DigitAlb & Analog LCD TV 32 TPVR” me vlerë 1850 euro dhe “DigitAlb & Analog LCD TV 40 TPVR” me vlerë 2550 euro. “Banka financon rreth 75% të çmimit të blerjes së televizorëve LCD”, pohon për revistën “Monitor” Enkeleda Hasho, drejtore e kredisë në “Union Bank”. Çfarë mund të na thoni në lidhje me kredinë e re që Banka Union ofron në bashkëpunim me “DigitAlb”? Ku duhet të drejtohen njerëzit e interesuar?”Banka Union” sapo ka filluar të ofrojë kredinë konsumatore për financimin e blerjes së televizorëve “DigitAlb & Analog LCD 32 TPVR” dhe “DigitAlb & Analog LCD 40 TPVR”, të cilët hyjnë për herë të parë në Shqipëri nga shoqëria “DigitAlb” sh.a. Së bashku me këtë produkt të ri banka jonë futet në treg me një skemë të thjeshtë kreditimi, në të cilën nuk ka shpenzime administrimi dhe nuk ka humbje kohe për klientin. Ne mbështetemi edhe në cilësinë që ofron “DigitAlb” në këto aparate që hyjnë për herë të parë në Shqipëri dhe sigurisht edhe në aftësitë tona për ta bërë klientin të ndjehet i kënaqur duke plotësuar një nevojë të tij konsumatore. Procedura e kreditimit është shumë e thjeshtë. Klienti nuk duhet të presë në bankë për të marrë një informacion në lidhje me kushtet e kredisë, sepse atë e merr direkt në pikën e shitjes së televizorëve LCD. Kështu, klienti pasi vendos se cilin prej aparatëve pëlqen, plotëson një formular për kredi pranë pikave të shitjes dhe e dorëzon. Ditën e nesërme punonjësit e “Union Bank” thërrasin klientin për të firmosur kontratën e huasë dhe menjëherë pas kësaj, ai drejtohet në pikat e shitjes së shoqërisë “DigitAlb” për të marrë aparatin (nëse është një klient i paduruar) ose “DigitAlb” realizon transportin pa pagesë në shtëpi ose ambientet tregtare. Fillimisht, “Banka Union” nisi bashkëpuninim me pikën e shitjes së shoqërisë “DigitAlb” që ndodhet në Hotel Sheraton për të vazhduar edhe më tej në pika të ndryshme në Tiranë, Durrës dhe më gjerë. Cilat janë kushtet e kësaj kredie?Në lidhje me kredinë, ne duam të ofrojmë kushte dhe çmime transparente, të cilat të kuptohen qartë nga klientët dhe që ti ndihmojë ata të marrin lehtësisht vendimin në lidhje me marrjen e kredisë. Sigurisht, për sqarime të hollësishme, nuk do të mungojë një asistencë e shpejtë nga specialistët e bankës për shërbimin me klientët. Banka financon rreth 75% të çmimit të blerjes së televizorëve LCD dhe konkretisht ofron dy shuma kreditimi për të dy llojet e aparatëve:- Aparati “DigitAlb & Analog LCD TV 32 TPVR” me vlerë 1850 euro mund të financohet deri në 1400 euro.- Aparati “DigitAlb & Analog LCD TV 40 TPVR” me vlerë 2550 euro mund të financohet deri në 1900 euro. Klienti mund të zgjedhë një afat shlyerje që shkon nga 6-12 muaj në varësi të aftësisë paguese të tij. Shlyerja realizohet me këste mujore. Për një shumë kredie 1400 euro për një vit shlyerje, klienti paguan në muaj 125.90 euro. Për shumën e kredisë 1900 euro paguan një këst mujor 170.87 euro, ku përfshihet interesi dhe principali. Këstet mujore paguhen pranë bankës, nëpërmjet llogarisë së klientit. Çfarë kriteresh duhet të plotësojë një klient që të përfitojë kredi për blerjen e një televizori LCD?Kriteri i vetëm është e ardhura. Çdokush që ka një të ardhur nga paga, nga një biznes i vogël etj., bën kërkesën, e dorëzon sot dhe të nesërmen ndjen kënaqësinë që ofrojnë këto aparate moderne. Çdokush me një nivel page neto mujore mbi 300 euro, mund të vijë pranë nesh dhe të përfitojë një financim të tillë. Çfarë dokumentacioni duhet të paraqesë klienti pranë bankës?Pasi klienti ka dorëzuar kërkesën për kredi në pikën e shitjes, brenda ditës kontaktohet dhe i kërkohet një dokument identifikimi dhe vërtetimi i pagës. Nëse i sjell këto dy dokumente dhe firmos kontratën, ai mund të pajiset me televizorin që dëshiron edhe brenda ditës. Klienti vjen vetëm një herë në bankë, duke mos pasur humbje kohe dhe nevojë për dokumente të shumta si dhe duke përfituar një shërbim të thjeshtë dhe të shpejtë. Çfarë procedure do të ndiqet nëse nuk është i rregullt në shlyerjen e kredisë?Në rast mospagese, banka ka menduar të veprojë me anë të një skeme të shpejtë dhe të thjeshtë. Klienti duhet të jetë i rregullt në pagesat e detyrimeve të përcaktuara në kontratën me bankën. Nëse do të ketë vonesa, banka do të ndërhyjë sipas mënyrave të përcaktuara dhe të shprehura qartë në kontratë, të cilat janë pranuar nga klienti. Është kredi afatshkurtër dhe analiza jonë ndaj klientit, e shpejtë, por e saktë, do të ulte një risk të tillë për bankën. Televizori LCD HUMAX bëhet menjëherë pronë e klientit apo në momentin e shlyerjes përfundimtare të kredisë?Sigurisht, banka do të ketë të drejtë mbi aparatin deri në momentin e shlyerjes së plotë të kredisë. A ka filluar të bëhet efektive kjo kredi? Sa klientë kanë blerë aparat LCD nëpërmjet kredisë së marrë nga Banka Union? A ka pasur interes nga ana e publikut?Shitja sapo ka filluar, megjithatë që në ditët e para, ka pasur interes të lartë nga ana e klientëve. Sigurisht, ditët e para parashikojmë të jenë të parët “fansat” e pajisjeve televizive që mezi prisnin hapjen e shitjeve, apo edhe një numër klientësh nga bizneset e shërbimit si: bare, lokale etj. Ndërkohë dje kanë ardhur kërkesat e para dhe sot fillojmë të financojmë klientët e parë të televizorëve LCD. Interesant ka qenë fakti, që shumë klientë hyjnë në bankë në lidhje me kredinë dhe ndërkohë kërkonin të shihnin LCD TV aty, edhe mund ta vendosim pse jo?A parashikohet të ofrohen skema të tilla kreditimi edhe për produkte të tjera në të ardhmen?”Banka Union” synon të arrijë shumë shpejt në një përhapje të gjerë në të gjitha rrethet e Shqipërisë me degët dhe agjencitë e saj, kjo do të thotë se ne do të jemi shumë afër me klientin, të shpejtë dhe me procedura të thjeshta për të bërë të mundur, që në bankë të hyjë kushdo që kërkon një financim për të përmbushur një nevojë të vetën konsumatore. Sigurisht, ne duam të ofrojmë produkte kreditimi të thjeshta dhe cilësore duke kuptuar dhe analizuar sakt tregun konsumator në Shqipëri.Individët, familjet që kanë të ardhura të rregullta nga paga ose të tjera burime dhe që dëshirojnë të krijojnë një jetë më të mirë për veten dhe familjen me anë të kreditimit nga banka, do të jenë në qendër të vëmendjes tonë. Ndërkohë, kemi filluar kredi në llogari të zbuluar kundrejt pagave për punonjësit që marrin pagën pranë nesh, një produkt tepër i thjeshtë dhe i shpejtë që po realizohet me sukses.Ka shumë mundësi për të ofruar skema të ndryshme kreditimi për të përmbushur nevojat konsumatore dhe nga ana tjetër shumë biznese të përfshira në tregtimin e produkteve dhe shërbimeve konsumatore në treg, shfaqin interes të lartë për të bashkëpunuar me bankën. Kjo u vërtetua edhe me bashkëpunimin konkret me DigitAlb, që besojmë do të jetë i frytshëm dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen. E rëndësishme është të kuptosh ku duhet të jesh, cilëve klientë do tu shërbejmë dhe si. Atëherë, këtu është pjesa jonë, që të sjellim produkte të reja kreditimi në treg duke u përshtatur me nevojat e klientëve. Ne besojmë se do të ofrojmë produkte në treg që do të kënaqin klientin dhe do të bëjnë që ta ndjejnë “Union Bank” si pjesë të jetës së vet. Çdo shërbim që do të ofrohet në kreditim, do të lidhet dhe me produktet dhe shërbimet e tjera të bankës. Ato mbështeten nga një sistem IT modern si: llogari, karta, ATM, transferta të shpejta, pagesa duke synuar ti ofrojmë klientëve një paketë të plotë dhe cilësore.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.