Megjithëse shitjet e përgjithshme globale të smartphone në vitin 2022 ranë 12% me baze vjetore, për shkak të vështirësive makroekonomike, shitjet globale të smartphone premium (≥ 600 dollarë me shumicë), u rritën me 1% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke i mundësuar segmentit të çmimeve të kontribuonte në 55% të të ardhurave totale të tregut global të smartphone për të parën herë.
Segmenti premium, i cili vazhdimisht ka tejkaluar tregun global të smartphone, zuri më shumë se një të pestën e shitjeve totale globale.
Shitjet globale të segmentit premium
Ka disa arsye për këtë rritje.
Pavarësisht kushteve të vështira të tregut në vitin 2022, konsumatorët e pasur ishin më imun ndaj vështirësive makroekonomike, sesa klientët e nivelit të ulët.
Si rrjedhojë, shitjet në tregun premium u rritën, ndërsa ato në segmentet hyrëse dhe ato të nivelit të mesëm, ranë.
Gjithashtu, ndërsa telefonat inteligjentë bëhen të rëndësishëm në jetën e tyre, njerëzit janë gati të shpenzojnë më shumë për pajisjet e tyre dhe t’i mbajnë ato, për një periudhë më të gjatë.
Kjo është gjithashtu një nga arsyet, që segmenti i telefonave me çmime prej 1000 dollarë e lart, kishte rritjen më të shpejtë (38% vjetor) në 2022.
Një tjetër faktor kyç për rritjen, ka qenë tendenca e “premiumization” nëpër rajone.
Kërkesa në segmentin premium, nxitet nga njerëzit që marrin një pajisje me një version më të përmirësuar.
Midis prodhuesve të pajisjeve origjinale (Original equipment manufacturer, OEM), shitjet për Apple u rritën me 6% në vit në tregun premium, duke zgjeruar pjesën e saj me tre të katërtat e shitjeve totale në segment.
Apple mund të ishte rritur më shumë, nëse nuk do të kishte ndodhur ndërprerja e furnizimeve të iPhone 14 Pro dhe Pro Max, gjatë sezonit të pikut të festave në 2022. Apple gjithashtu fitoi nga rënia e Huawei në Kinë.
Apple u pasua nga Samsung, shitjet e të cilit ranë me 5% në vit në vitin 2022.
Samsung humbi mundësinë në tregunt kinez, për shkak të pranisë së dobët në rajon. Seria Galaxy S22 në 2022, u publikua shumë më vonë se S21 në 2021.
Megjithatë, rritja e tregut të smartphone-ve të palosshëm ka qenë një pikë e fortë për Samsung.
HONOR zgjeroi pjesën e tregut në Kinë, mbështetur nga seria Magic.
Google u shfaq në mesin e OEM-ve më të mire, drejtuar nga Pixel 6 Pro dhe Pixel 7 Pro. Google ka rritur fokusin e saj në segmentin e smartphone.
Përveç këtyre, shumica e OEM-ve kineze pësuan rënie, pasi ato e sigurojnë pjesën më të madhe të shitjeve nga tregu vendas, por kushtet ishin të vështira në vitin 2022.
Pjesa e tregut e OEM-ve kryesore të smartphone premium (2021, 2022)
Për sa i përket depërtimit të sistemeve operative, iOS ka marrë pjesë nga tregu i Android në segmentin premium. iOS zuri tre të katërtat e të gjitha shitjeve të smartphone në tregun premium.
Duke marrë parasysh pjesën e tij të të ardhurave dhe trajektoren e vazhdueshme të rritjes, tregu premium është segmenti më i rëndësishëm.
Pjesa e tregut të smartphone premium, sipas shitjeve, (iOS, Android)
Për Apple, rritja në tregjet e vendeve të zhvilluara, erdhi nga përditësimet e ofruara.
Nëse një përdorues i iPhone zotëron gjithashtu një Apple Watch ose Mac, përditësimi i ardhshëm i smartphone të individit, ka të ngjarë të jetë një iPhone tjetër.
Gjithashtu, për shkak të vlerës aspiruese të markës së Apple dhe zgjerimit hap pas hapi, shitjet e saj janë rritur edhe në ekonomitë në zhvillim.
Humbja e pjesës së tregut të Android dhe fitimi i saj nga iOS në segmentin premium, është gjithashtu një nga arsyet e nxitjes së Google për prodhimin e smartphone.
Sidoqoftë, Android mund të shohë një valë të re rritjeje në vitin 2023, pasi pritet që më shumë OEM të nxjerrin në shitje pajisje të palosshme në segmentin premium këtë vit.
Ofertat ekzistuese të smartphone me palosje në Kinë, do të zgjerohen në tregjet jashtë vendit.
Gjithashtu, HONOR po mundohet të fitojë pjesë në tregun Europian këtë vit. / Counterpoint