Për herë të parë në histori, Uber regjistroi fitim operativ në një tremujor fiskal.
Sot kompania deklaroi rezultatet e tremujorit të dytë të vitit 2023, që përfshijnë fitimin neto 394 milionë dollarë për tremujorin, me rritje 1.0 miliardë dollarë krahasuar me një vit më parë dhe 588 milionë dollarë krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Fitimi neto, sipas kompanisë, erdhi nga rritja me 22% e udhëtimeve në platformë, e ndërthurur me “disiplinën e kostove” – sipas CEO-s së Uber, Dara Khosrowshahi.
Uber deklaroi se prenotimet bruto u rritën me 16% krahasuar me një vit më parë në lidhje me të ardhurat dhe se udhëtimet arritën mesatarisht 25 milionë në ditë në platformë gjatë tremujorit.
Edhe pse kompania regjistroi fitimin e parë neto, bazuar në matjen e GAAP, gjithsesi rriti shpenzimet për kërkim dhe zhvillim dhe aktivitetet G&A të korporatave krahasuar me tremujorin e dytë 2022 dhe tremujorin e parë 2023, ku Khosrowshahi foli për “nisma të reja në rritje”.
Megjithatë, atkvititeti i transportit të mallrave të Uber pësoi një goditje të fortë gjatë tremujorit.
Të ardhurat u tkurrën me 30% krahasuar me një vit më parë dhe kompania tha se kjo rënie erdhi nga “cikli i vështirë i tregut të transportit të mallrave” që mund të interpretohet si një kërkesë e dobët nga ana e konsumatorëve dhe sfidave të vazhdueshme të zinxhirit të furnizimit.
Në lidhje me nismat e reja që ndihmuan në rritjen e aktivitetit, Uber theksoi zgjerimin e planit të abonimit Uber One në tregje të reja, prezantimin e reklamave video si nëpërmjet aplikacionit edhe nëpërmjet ekranit në makina, bashkëpunimin me Waymo që përfshin shërbime të drejtimit autonom të Waymo të disponueshme nëpërmjet Uber duke nisur nga Phoenix dhe shtimin e opsioneve të reja të rezervimit nëpërmjet aplikacionet, duke përfshirë fluturimet në Mbretërinë e Bashkuar dhe marrjen e makinave me qira duke nisur nga Boston dhe Toronto.
/ Tech Crunch
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.